Fashion Group - Carpisa
Fashion & Stylish Lady - Fan Page

5 rregulla për një pastrim të shpejtë të shtëpisë

Dihet që çdo femër e ka merak pastërtinë e shtëpisë, por nuk mund ti lejojë vetes të humbasë orë të tëra vetëm me pastrimin. Ladyalbanial në këtë artikull do tju tregojë disa rregulla magjike se si ta realizoni pastrimin sa më shpejt dhe në mënyrën sa më efikase.

5 rregulla për një pastrim të shpejtë të shtëpisë

Rregulli №1. Hidhni gjërat e tepërta
Të eleminosh gjërat e panevojshme - është vetëm gjysma e punës. E rëndësishme është se si të risistemosh vendin e liruar e mos ta zësh atë sërish me gjëra që nuk duhen.

Thonë se mashkulli paguan 2 herë më shumë për gjënë që ka me të vërtetë nevojë, ndërsa femra me kënaqësi e blen një gjë, nëse kushton sa gjysma e çmimit normal, pavarësisht se sa të nevojshme e ka gjënë që po blen.

Prandaj këshillojmë që ti vendosni të gjitha këto gjëra të panevojshme por që nuk janë as për ti hedhur poshtë në kutira e ti vendosni diku në dollap. Ato gjëra janë aty e ju mund ti nxirrni nga kutitë kur të keni sërish nevojë për to.

5 rregulla për një pastrim të shpejtë të shtëpisë

Rregulli №2. Çdo gjë në vendin e vet
Mëso të vendosësh në vendin e vet çdo gjë që përdor, duke i lehtësuar punën vetes. Mundohu të edukosh edhe të tjerët me këtë kulturë duke eleminuar kështu rrëmujën.

Ju mund të kurseni kohë duke i vendosur psh. këpucët dhe rrobat pas punës direkt në vendin e tyre. Gjithashtu bëni një delegim të punëve tek pjesëtarët e familjes, në mënyrë që gjithësecili të kujdeset për rregullin e gjërave të veta.

Duke vendosur rregull, ju e keni shtëpinë të sistemuar dhe çdo gjë e gjeni më tëlehtë, pa i kthyer gjërat përmbys për të gjetur gjëra dhe rroba që sju kujtohet se ku i keni lënë herën e fundit.

5 rregulla për një pastrim të shpejtë të shtëpisë

Rregulli №3. Bëni kujdes për mirëmbjatjen e gjërave që blini
Para se të blini sende apo mobilje për shtëpinë kini parasysh se sa kujdes ato kërkojnë në mirëmbajtje dhe pastërti. Ka disa copa dhe materiale, sidomos kur flitet për divanet, perdet, kolltukët etj që kërkojnë një pastrim tepër specifik e që ju marrin shumë kohë. Prandaj bëni shumë kujdes në përzgjedhjen e tyre, ose blini materriale që janë më të lehta në pastrim.

Për kolltukët dhe divanet rekomandohet që të përdorni mbulesa, të cila mund të lahen në lavatriçe. Përsa i përket tapeteve dhe qilimave, përdorni materiale që lahen shpejt ose që pastrohen në pastrim kimik. Evitoni përdorimin e tapeteve në vendet ku shpesh mund të kaloni me këpucë, e përdorni aty rrugica të lehta e të vogla qe lahen e pastrohen shpejt.





5 rregulla për një pastrim të shpejtë të shtëpisë

Rregulli №4. Elektroshtëpiaket janë të domosdoshme!
Dihet që dembelizmi është promoter i progresit. Siç ka thënë Lech Welsa " Ishin dembelët ata që shpikën karrocën dhe biçikletën pasi nuk ju pëlqente të ecnin apo të mbanin tesha". Prandaj edhe elektroshtëpiakët janë të domosdoshëm për të pasur një pastërti sa më të mirë e për ti mbaruar sa më shpejt punët e shtëpisë.

Kujdesuni që fshesa juaj me korrent të jetë e mirë dhe e fuqijshme, përndryshe tapetet tuaja nuk do të shkëlqejnë nga pastërtia. Lavatriçja dhe lavastovilja janë gjithashtu tepër të nevojshme për ti pasur rrobat dhe enët gjithmonë të pastra. Mundohuni të blini gjithmonë gjërat më cilësore dhe të dobishme për pastërtinë e shtëpisë pasi ato ju lehtësojnë punën dhe ju kursejnë shumë kohë.

5 rregulla për një pastrim të shpejtë të shtëpisë

Rregulli №5. Ndryshoni këndvështrimin dhe marrdhënien me veten!
Rregulli më i thjeshtë për të ndryshuar marrdhënien tuaj me pastërtinë - është marrdhënia juaj me veten. Po, po, me veten. Nëse jeni vetëm në shtëpi e keni shumë punë për të bërë, prisni një herë, mos vraponi të rendni pas punëve pasi ato nuk mbarojnë asnjëherë. Duhet të mësoheni që ti kushtoni kohën e duhur vetes dhe ta ktheni pastrimin e shtëpisë në orë argëtimi e jo pune. Kini parasysh që punët e shtëpisë janë një anti-stres shumë i mirë. Shijoni çdo moment të pastrimit, gatimit, hekurosjes etj, e do ta shihni se punët nuk do tju duken më një barrë e rëndë që duhet hequr.

E rëndësishme është që mos ti bësh punët dhe sistemimin pa humor, por vetëm kur të ndiheni mirë shpirtërisht dhe fizikisht e ti shijoni orët që kujdeseni për shtëpinë. Nëse ka raste kur keni shumë punë e nuk i përballoni dot vet, kërkoni ndihmë ose punësoni dikë që tju ndihmojë.

© Copyright Lady Albania 2012 - 2015 Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Kopjimi apo ripublikimi i pa autorizuar i materialeve nga ladyalbania.al është i ndaluar.
Created by E-Key Studio