Fashion Group - Back to School
Fashion & Stylish Lady - Fan Page

Si të ndihmoni fëmijën tuaj kur është mbipeshë

Dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon çdo detaj se si duhet te trajtohen fëmijët mbipeshë. Kërkohet kujdës maksimal
Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik janë çelësi i mirëqënies shëndetsore të fëmijës tuaj. Të ngrënit pa karar dhe pasiviteti mund të çojë fëmijët në probleme të mbipeshës dhe komplikacione të saj qe ka shumë gjasa t'i shoqërojnë edhe në jetën si të rritur.

Si të ndihmoni fëmijën tuaj kur është mbipeshë

Është fëmija im mbi peshë?
Fëmijët shtojnë në peshë dhe në gjatësi në periudha të ndryshme kohore kështu që është e vështirë të përcaktohet nëse janë vërtet mbipeshe. Nëse dyshoni se fëmija juaj është mbi peshë konsultohuni me pediatrin dhe dietologun të bëj vlerësimin e peshës dhe gjatësisë për moshën përkatëse.

Si mund ta ndihmoj fëmijën tim mbipeshë?
Më kryesorja është përfshirja e gjithë familjes në zgjidhjen e këtij problemi. Marrja e masave së bashku jo vetëm do t'ju ndihmojë edhe juve të fitoni zakonë të shëndetshme por, do e bëj fëmijën të mos ndjehet i vetëm dhe i përjashtuar nga normaliteti.
Mos i përcaktoni asnjëherë vetë dietë dobësimi fëmijës suaj. Marrja e pamjaftueshme e kalorive dhe lëndëve ushqyese mund të çojë në çrregullime të rritjes.

Tregoni mbështetje!

  • I bëni të ditur fëmijës tuaj se është i dashur, i veçantë dhe i rëndësishëm. Ndjenjat e fëmijëve për veten e tyre janë zakonisht të bazuara në ndjenjat që prindërit kanë për ta.
  • Pranojeni fëmijën tuaj në çdo peshë. Fëmijët ndjehen shumë më mirë me veten kur prindrit i pranojnë siç janë.
  • Dëgjojini shqetësimet e fëmijes tuaj në lidhje peshën e tij/saj. Vetë fëmijët e dinë më mirë nga gjithkush prblemin që mund të kenë me peshën. Ata nevojiten mbështetje, mirëkuptim dhe inkurajim nga prindërit.

Inkurajoni zakone të shëndetshme të të ngrënit!

Si të ndihmoni fëmijën tuaj kur është mbipeshë

  • Blini dhe servirni më shumë fruta dhe zarzavate (të freskta edhe të thara)
  • Blini shumë pak ose fare pije dhe lëngje të gatshëm, si dhe ushqime kalorike dhe të yndyrshme si patatina, biskota dhe karamele. Një herë në kaq kohë nuk ka problem por, gjithmonë mbani në duar variante të shëndetshme të ushqimeve.
  • Bëni çdo përpjekje që fëmija juaj të marri mëngjes çdo ditë. Mëngjesi do ti japë atij energjinë e nevojshme për të dëgjuar dhe mësuar në shkollë! Duke anashkaluar mëngjesin fëmija do të ndjehet shumë i uritur, i lodhur dhe do jetë në kërkim të ushqimeve më pak të ushqyshme më vonë gjatë ditës.
  • Çojini fëmijët në "fast food"-e me rrallë. Edhe kur vizitoni një restorant "fast food" përpiquni të zgjidhni variantet më të shëndetshme të mundshme si sallata dhe sanduice të vegjël me bukë të zezë dhe djathe, pica me salcë domateje dhe djathë etj.
  • Ofroni më shpesh qumeshtin pa yndyre dhe ujë në vend të pijeve të gazuara dhe lëngjeve të gatshme. Qumështi është ushqim i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve. Lëngjet e frutave të freskët janë të ushqyeshme, por kanë edhe sasi sheqeri të konsiderueshme kështu që do ishte mirë ti sygjeronim me masë.
  • Kontrolloni sasine e yndyrnave te ngurta në dietën familjare. Në vend të tyre përpiquni të siguroni sasinë e yndyrës nga peshku, vaji i ullirit, frutat e thatë dhe farat.
  • Përgatisni vakte të shëndetshëm dhe hani së bashku si një familje. Kjo e ndihmon fëmijën të mësohet të shijojë larmi ushqimesh.
  • Mos u dekurajoni nëse fëmija juaj nuk e pranon një ushqim që më herën e parë që i serviret. Disa fëmijëve nevojitet t'ju serviret një ushqim 10 herë mos më shumë përpara se ta hanë.
  • Mos e përdorni ushqimin si shpërblim kur doni të inkurajoni fëmijët të hanë. Duke premtuar çokollatë që të hanë zarzavatet u jep fëmijëve mesazhin që zarzavatet janë më pak të çmuara se çokollata. Fëmijët nuk i parapelqejnë ushqimet që nuk i konsiderojnë të çmuara.
  • Filloni me porcionë të vogla dhe lëreni fëmijën të kërkojë për më shumë nëse është akoma i uritur. Ju përcaktoni se çfarë do të hajë fëmija, por ai vetë duhet të përcaktojë "sa" do te hajë.
  • Tregohuni të vëmendshëm për disa ushqime tepër kalorike dhe të yndyrshme që reklamohen fuqishëm të fëmijët.
  • Zakonisht këto produkte shoqërohen me personazhe "cartoon", ofrojnë lodra "gratis" dhe paketohen në ambalazhe shumë tërheqës. Diskutoni me fëmijën tuaj rreth rëndësisë së frutave, zarzavateve, drithrave dhe ushqimeve të tjera edhe pse këto ushqime nuk reklamohen në tv ose në markete.

Ide të shëndetshme vaktesh:
- Fruta të freskta
- Komposto frutash të bërë në shtëpi me shumë pak sheqer
- Sasi të vogla frutash të thara sir rush i thatë, kummbulla, kajsi, molle etj
- Zarzavate të freskta si karrota, kastraveca, kunguj, domate
- Drithra pa sheqer me qumësht pa yndyrë
- Pudinga me qumesht pa yndyre, vezë fshati dhe sheqer kaf

Kujdes:
Ushqime të vogla, rrumbullake, të forta si lajthi, rrush, zarzavate te forta, fara, kokoshka mund të jenë me rrezik mbytjeje për fëmijë nën moshën 4 vjeç. Për këtë moshë, këto ushqime duhen thërmuar. Gjithmonë vëzhgojeni fëmijën e vogël ndërkohë që ushqehet për ta ndihmuar nëse i paraqitet ndonjë rrezik.

  • Inkurajoni aktivitete fizike për fëmijën tuaj si ciklizëm, tenis, vrap, not etj.
  • Përpiquni ti reduktoni kohën përpara televizorit në jo më shumë se dy ore në ditë.
  • Mbani mend, jeni ju shëmbulli kryesor për gjithshka që fëmija juaj do përvetësojë!

Çfarë është ushqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshme është ushqyerja me llojshmëri ushqimesh e ekuilibruar, e përshtatshme e kombinuar me aktivitet fizik të rregullt. Ushqyerja e shëndetshme është guri i themelit për një shëndet të mirë dhe mjeti shumë efikas për parandalimin e shumë sëmundjeve apo dhe për trajtimin e disa të tjerave. Sigurimi i një ushqyerje të shëndetshme dhe të sigurt gjatë 2-3 viteve të para të jetës ka përfitime për gjithë jetën.

Kequshqyerja dhe pasojat e saj
Ushqyerja jo e mirë ndodh kur trupi nuk merr sasinë e duhur të kalorive, proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe për funksionimin e mirë të tij. Kequshqyerja takohet në dy forma në formën e ushqyerjes të pakët dhe formën e ushqyerjes se shumtë.

Të ushqyerit e tepërt
Ushqimi i tepërt ndodh si rezultat i marrjes në sasi të tepërt të ushqimeve hiperkalorike e me shumë yndyra. Mbiushqyerje e një individi konsiderohet kur ai është mbipeshë ose i dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet që në fëmijëri, probleme psikologjike dhe sociale si: humbje të vetëvlerësimit, irritim, probleme të përqendrimit në shkollë, deri në vonesë në rritje dhe zhvillim, stres dhe pagjumësi e madje ulje të jetëgjatësisë. Në moshë më të rritur pasojat mund të jenë; diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe vazave të gjakut, hipertension, rritje të yndyrave në gjak, e sëmundje të tjera. Aktualisht ka ndryshuar mënyra e ushqyerjes së popullatës e sidomos ndodh shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjike, por të varfra në elementët e domosdoshëm ushqyes, p.sh. pije të ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast food etj..

Ushqimet e pakta
Ushqimi i pakët ndodh si rezultat i marrjes në sasi të pakët të kalorive, proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme. Tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, kequshqyerja, e në veçanti ushqyerja e pakët, është një faktor kyç themelor jo vetëm për vdekshmërinë foshnjore dhe fëminore, por ndikon edhe në uljen e imunitetit dhe rritjen e mundësisë për t’u sëmurë, zhvillim të dobët fizik dhe mendor, ulje të produktivitetit dhe përqendrimit në shkollë, prishje të dhëmbëve, etj. Gratë shtatzëna me ushqyerje e pakët kanë rrezikshmëri më të lartë për të abortuar ose për lindur një foshnjë me peshë të vogël.

Burimi: Shendet Plus

Blerina BOMBAJ
Blerina BOMBAJ Dietologe Klinike

© Copyright Lady Albania 2012 - 2015 Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Kopjimi apo ripublikimi i pa autorizuar i materialeve nga ladyalbania.al është i ndaluar.
Created by E-Key Studio