-->

Ushqimet më të mira për parandalimin e kancerit të gjirit

Ushqimet më të mira për parandalimin e kancerit të gjirit - Revista Lady Albania

Kanceri i gjirit është përhapur shumë kohët e fundit te femrat e moshës së mesme dhe të moshës së tretë, për shkak të stilit të jetesës, ku mbizotëron industria ushqimore, që sjell shpesh herë keq ushqyerje, për shkak të ajrit të ndotur , si dhe si pasojë e  aktivitetit të kufizuar fizik.

Në këtë artikull po ju sjellim një listë të ushqimeve,të cilat falë vetive të tyre rezultojnë se  ndihmojë në parandalimin e kancerit të gjirit.

Lulelakra, hudhra, qepët, dhe lakra
Këto produkte njihen se mund të mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe vdekja, duke ndihmuar kështu në uljen e rrezikut të kancerit.

Perimet e gjelbërta dhe jeshillëqet
Mbretërit e kësaj kategorie janë spinaqi dhe lakra Kale, të cilat njhen se kanë aftësi të parandalojnë kancerin e gjirit. Gjithashtu efekt shumë pozitiv kanë edhe jeshillëqet të tilla si: koriandër, majdanoz, etj.

Bizelet, fasulet, thjerrëzat dhe qiqrrat
Këto produkte janë shumë të pasura me kalcium, hekur dhe vitaminë B, dhe kanë ndikim në parandalimin e kancerit të gjirit. Bëjini këto ushqime pjesë të menusë suaj, por në mënyrë të moderuar, pasi janë kalorike.

Domatet
Domatet njihen se janë një burim shumë i pasur me antioksidantë, prandaj ato janë një frut i shkëlqyer edhe në luftën kundër kancerit të gjirit.

Peshqit me yndyrë  të pasur me Omega 3
Studimet kanë treguar se femrat që konsumojnë peshq me yndyrë e shumë të pasur me Omega 3, të tillë si peshku Salmon apo Tuna, janë shumë më pak të ekspozuara ndaj kancerit të gjirit, në krahasim me gratë e tjera që nuk konsumojnë këto lloj peshqish.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit ekstra i virgjër duhet të jëtë patjetër pjesë e pandashme e menusë suaj ushqimore, duke e përdorur në sallatra, pasi është shumë i pasur me antioksidantë dhe fito ushqyesë. Ato luftojnë radikalet e lira dhe oksidimin, që janë përgjegjëse për kancerin.

Farat e lirit
Farat e lirë kanë veti shumë të mira për të parandaluar kancerin e gjirit te femrat, kjo falë përmbajtjes së lartë me lignane dhe fito estrogjen.

Produktet e sojës
Produktet e sojës, të tilla si qumështi i sojës, djathi Tofu, supa Miso etj, janë shumë të pasura me fito estrogjen dhe isoflavone, duke ndikuar pozitivisht në parandalimin e kancerit të gjirit.

Frutat dhe perimet e pasura me vitaminë C  
Frutat dhe perimet e pasura me vitaminë C janë antioksidantë shumë të mirë dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Të tilla janë: limoni, portokalli, kivi, luleshtrydhja, boronicat, pjepri etj. Ndërsa ndër perimet shumë të pasura me viaminë C janë: specat, brokoli, domatja sallata jeshile, spinaqi, bizelet etj.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017