-->

Si ndikon biçikleta në zhvillimin e fëmijëve

Si ndikon biçikleta në zhvillimin e fëmijëve

Ngarja e biçikletës është një aktivitet shumë i rëndësishëm për fëmijët, madje shpesh herë perceptohet si rit i fëmijërisë, pasi asociohet me lojën, argëtimin, lirinë, ajrin e pastër dhe aventurat që janë të rëndësishme për një fëmijëri të shëndetshme e të lumtur.

Çdo prind përpiqet të bëjë më të mirën për fëmijën e vet, aq më tepër në kohërat moderne  që jetojmë, kur mjekët dhe psikologët kanë dhënë alarmin e mbajtjes së fëmijëve sa më larg nga lojërat kompjuterike dhe interneti, të cilat kanë ndikime tepër negative në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës.

Duke marrë parasysh që obeziteti i fëmijëvë është shtuar në 30 vitet e fundit, bazuar në shumë studime dhe publikime të pasqyruara në revistat shkencore ndërkombëtare, një ndër aktivitetet më të këshillueshme dhe më të rëndësishme për çdo fëmijë është çiklizmi, i cili ka një ndikim të drejtëpërdrejtë për një zhvillim  sa më të shëndetshëm fizik dhe psikologjik të fëmijës, parandalon mbipeshën dhe ndihmon në dobësimin në rast të fëmijëve obezë.

Si ndikon biçikleta në zhvillimin e fëmijëve

Disa nga përfitimet kryesore që sjell çiklizmi për fëmijët janë: zhvillimi i një fiziku të fortë dhe të balancuar, djegja e kalorive, forcimi i zemrës dhe mushkërive, si dhe forcimi i kockave të gjunjve dhe muskujve.

Biçikleta gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në socializimin e fëmijës me moshatarët e tij, pasi ngarja me biçikletë është një aktivitet që kur organizohet në grup kthehet në një argëtim të vërtetë për fëmijët.

Por edhe për prindërit mësimi i biçiketës fëmijës për herë të parë është një kohë shumë e bukur dhe që fëmijët nuk do ta harrojnë kurrë.

Por para se të fillojnë ti nxisin fëmijët e tyre për të ngarë biçikletën, prindërit duhet të tregojnë kujdes në përzgjedhjen e modelit, materialit, ngjyrave dhe përmasave të biçikletës së fëmijëvë në varësi të moshës dhe peshës së tyre, në mënyrë që ngarja e biçikletës të jetë sa më e dobishme për fëmijën, të jetë e sigurt dhe në përputhje me zhvillimin e tij fizik.

Një zgjedhje tepër të gjerë të biçikletave sot në botë ofron kompania PUKY, një brand Gjerman i cili krijon dhe prodhon biçikleta tashmë prej 60 vjetësh duke realizuar biçikleta të çertifikuara për nga ana e standarteve dhe sigurisë dhe duke ofruar garanci për çdo product deri në 2 vjet.

Si ndikon biçikleta në zhvillimin e fëmijëve

Të gjitha Modelet e biçikletave PUKY që do të shoqërojnë fëmijët tuaj hap pas hapi, nga lëvizjet e para të vogëlushit e deri në adoleshencë, gjenden në Baby Drive, dyqanin më të ri të biçikletave të hapur në Tiranë, të pozicionuar në zemër të bllokut.

Adresa e dyqanit Baby Drive:
Rr. Sami Frashëri, Pll Nr. 9, Tiranë
Tel: 068 803 7970
Email: info@babydrive.al
Web: www.babydrive.al
Facebook: https://www.facebook.com/babydrive.al


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017