-->

Dreka me familjen mban në kontroll peshën e fëmijëve

Dreka me familjen mban në kontroll peshën e fëmijëve

Një studim i kryer nga disa shkencëtarë të Universitetit të Minesotit vërtetoi se fëmijët që drekojnë me prindërit të paktën 2-3 herë në javë i ndihmon fëmijët të kenë një peshë të ekuilibruar dhe të jenë më në formë në të ardhmen.

Eksperimenti i këtij studimi zgjati 10 vjet dhe në të morrën pjesë mbi 2000 fëmijë adoleshentë, të cilët janë pyetur në mënyrë të vazhdueshme për  stilin e ushqyerjes dhe të jetesës, për aktivitetet e tyre fizike dhe për kohën që ata shpenzonin për vaktet me familjen.

Në momentin e fillimit të eksperimentit 15% e fëmijëve deklaruan se nuk e hanin kurrë drekën me familjen. Në momentin e përfundimit të studimit u vu re se 60% e tyre ishin mbipeshë ndërsa 29% e tyre ishin obezë.

Ndërkohë ndërmjet fëmijëve që drekonin me familjen në shtëpi nga 1-5 herë në javë vetëm 47% prej tyre ishin mbipeshë dhe vetëm 19% ishin obezë.

Studiuesit bazuar në rezultatet e eksperimentit 10 vjeçar arritën në përfundimin se konsumimi i drekës në shtëpi me familjen ndikon në mbajtjen në kontroll të peshës, pasi familja i edukon ata me ushqyerjen e drejtë e të shëndetshme.

Gjithashtu konsumimi i vaktit në tryezën familjare dhe fakti i konsumimit të vaktit ngadalë mes bisedash në familje gjithashtu ndikon në shëndetin e mirë të fëmijve dhe parandalimin e obezitetit.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017