-->

Dieta pa uri e “7 ngjyrave”. Minus 4 kilogramë në javë

Dieta pa uri e “7 ngjyrave”. Minus 4 kilogramë në javë - Revista Lady Albania

Kjo është nje dietë shumë interesante, jo e dëmshme për shëndetin dhe me të cilën nuk mbeteni të uritur. Ajo ka vetëm një rregull kryesor: në çdo ditë të javës mund të konsumoni produkte vetëm të të njëjtës ngjyrë.

Në këtë dietë çdo ditë ka ngjyrën e vet dhe rregulli i ngjyrave duhet respektuar në mënyrë rigoroze për të arritur rezultatet e duhura dhe për të humbur nga 2 deri në 4 kilogramë brenda një jave. Dhe gjithashtu gjatë kësaj diete duhet të përdorni minimumin e yndyrës.

Më poshtë po ju sjellim dietën ditë pas dite:

Dita e 1-rë: Dita e bardhë
Sot lejohet të konsumoni vetëm produkte me ngjyrë të bardhë, të tilla si: orizi, patate e zjerë, banane, arrë kokosi, peshk i bardhë, mish pule, bulmet i bardhë, lakër e bardhë, qepë e bardhë etj.

Dita e 2-të: Dita e kuqe
Sot lejohet të konsumoni vetëm produkte me ngjyrë të kuqe, të tilla si: fasule e kuqe, mish i kuq, lakër e kuqe, domate, spec i kuq, rrush i kuq, rrepë e kuqe etj.

Dita e 3-të: Dita e gjelbër
Sot lejohet të konsumoni vetëm produkte me ngjyrë të gjelbër, të tilla si: spinaq, sallatë jeshile, bizele, barbunja, mollë jeshile, kastravec, brokoli, kivi etj.

Dita e 4-rt: Dita portokalli
Sot lejohet të konsumoni vetëm produkte me ngjyrë portokalli, të tilla si: karrotë, pjepër, pjeshkë, papaja, mango, hurma, peshk salmon etj.

Dita e 5-të: Dita lejla
Sot lejohet të konsumoni vetëm produkte me ngjyrë lejla, të tilla si: patëllxhane, lakër lejla, rrush i errët, kumbulla vishnje, etj.

Dita e 6-të: Dita verdhë
Sot lejohet të konsumoni vetëm produkte me ngjyrë të verdhë, të tilla si:ananas, spec i verdhë, kungull, misër, djathë kaçkavadh i vjetëruar, mjaltë, e verdha e vezës etj.

Dita e 7-të: Dita transparente
Sot është dita më e vështirë e gjithë javës, pasi duhet të konsumosh sa më shumë ujë dhe nga produktet lejohet vetëm kastraveci pa lëkurë dhe kosi ose dhalla pa yndyrë.

* Kjo dietë nuk rekomandihet të mbahet më shumë se 2 javë pa shkëputje.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017