-->

Dieta “e akullt”, e cila ju sjell në formën ideale për 6 javë

Dieta “e akullt”, e cila ju sjell në formën ideale për 6 javë - Revista Lady Albania

Dieta “e akullt” po bëhet gjithnjë e më shumë popullore në SHBA dhe Europë. Ideja kryesore e kësaj diete është se kërkon uljen e temperaturave në ambjentin e jetesës dhe në ushqimet e konsumuara. Me anë të kësaj diete është e mundur humbja nga 5-20 kilogramë brenda 6 javëve në varësi të masës trupore.

Kjo lloj diete mund të mbahet edhe në verë, por efektin më të madh ajo e sjell nëse mbahet në dimër.

Kjo dietë ka për bazë rregjimin e rregullt ushqimor, gjumin e thellë si dhe eleminimin e komoditeteve të tepërta të kohërave moderne, falë të cilave mendohet se metabolizmi është ngadalësuar. Përmes kësaj diete tretja dhe dhe metabolizmi përmirësohet ndjeshëm, duke ndikuar në djegjen e yndyrës dhe dhjamit të tepërt.

Mënyra e ushqyerjes:

  • Duhet të pini gjatë ditës të paktën 1 litër ujë të ftohtë me copa akulli brenda
  • Duhet të konsumoni ushqim brenda 14 orëve të ditës dhe nuk duhet të konsumoni asgjë në 10 orët e mbrëmjes dhe natës.
  • Të gjitha ushqimet që konsumoni duhet të jenë të ftohta dhe të freskëta
  • Janë të ndaluara të konsumohen: sheqeri, pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe brumërat
  • Konsumoni gjatë dietës produkte, të cilat ndikojnë në shkrirjen e dhjamit dhe rregullimin e masës tuaj trupore, të tilla si: speci i kuq djegës, bajamet, kanella, koriandër, domatet, kosi.

Rregulla të tjera:

  • Ju duhet të jetoni në ambjent të freskët, ku tempertura është 18-20 gradë celsius.
  • Ajroseni ambjentin e shpisë apo zyrën disa herë gjatë ditës, për të pasur ajër të freskët gjatë gjithë kohës
  • Duhet të bëni dush me ujë të ftohtë , ose nëse nuk e duroni dot, me ujë të vakët, por duhet shmangur patjetër uji i nxehtë.
  • Vishuni sa më lehtë, edhe në dimër.
  • Duhet të merreni me aktivitet fizik dhe të shëtisni apo vraponi në natyrë.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lexoni gjithashtu