-->

Çfarë ndodh në vjeshtë me shëndetin intim të femrës?

Çfarë ndodh në vjeshtë me shëndetin intim të femrës? - Revista Lady Albania

Stinët e ndryshme të vitit, për shkak të klimës dhe ndryshimit të temperaturës kanë një ndikim të madh në shëndetin intim të femrës.

Fatmirësisht, vjeshta ka ndikim pozotiv në shëndetin tuaj intim, pasi temperaturat normalizohen dhe niveli i infeskioneve dhe baktereve mund të bjerë në krahasim me verën.

Por duhet të keni parasysh se në vjeshtë ju keni trashëguar problemet e verës, të cilat duhen kuruar në kohë.

Duhet theksuar se vera mund të sjellë shumë dëme për zonën tuaj intime, pasi vet temperaturat e larta favorizojnë zhvillimin e baktereve dhe infeksioneve. Nga ana tjetër depilimi më i shpeshtë si dhe kontakti i shpeshtë me ujin në det apo frekuentimi i pishinave është një burim i madh infeksionesh.

Prandaj për të gëzuar një shëndet të mirë intim dhe për ti dhënë zgjidhje problematikave të shkaktuara nga vera, është tepër e këshillueshme të bëni një vizitë te gjinekologu, për të marrë mjekimin e duhur, duke i thënë në këtë mënyrë “lamtumirë” infeskioneve dhe për të shijuar një vjeshtë sa më të shëndetshme.

Gjithashtu, kini parasysh pastrimin e zonës intime me detergentët e posaçëm dhe mundohuni të shmangni veshmbathjet sintetike të cilat nuk janë higjenike.

Duhen shmangur gjithashtu edhe veshjet shumë të ngushta, të cilat vetëm se acarojnë zonën intime.

Edhe getat, të cilat janë tipike për këtë sezon, mundohuni ti zgjidhni sa më cilësore, pasi djersitja dhe krijimi i lagështirës në zonën intime është shkaktar infeksionesh.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017