-->

7 parapregatitjet që çdo femër duhet të bëjë para shtatzanisë

7 parapregatitjet që çdo femër duhet të bëjë para shtatzanisë - Revista Lady Albania

Shtatzania është ndër momentet më të rëndësishme në jetë dhe femrat në kohët e sotme kanë filluar ti kushtojnë një rëndësi të veçantë parapregatijes për këtë ngjarje.

Në këtë artikull po ju këshillojmë se cilat janë 7 parapregatitjet kryesore  që duhet të keni parasysh:

1. Bëni një kontroll te gjinekologu juaj

Një kontroll paraprak është tejet i domosdoshëm për të parë gjendjen tuaj para shtatzanisë dhe për të marrë masat e duhura sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.

2. Bëni një check-up të përgjithshëm

Duke bërë një check-up të përgjithshëm ju mund të shihni gjendjen tuaj shëndetësore dhe të merrni masat në kohë nëse mund të keni probleme, në mënyrë që të ndiheni sa më të shëndetshme para shtatzanisë.

3. Kryeni aktivitet fizik

Ju duhet të jeni në formë shumë të mirë fizike për tu parapregatitur për shtatzaninë. Prandaj edhe në këtë periudhë, si gjithmonë, ushtrimet në palestër apo vrapi në natyrë janë tejet të rëndësishme.

4. Ushqehuni shëndetshëm

Ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme në çdo moment të jetës, por kur bëhet fjalë se së shpejti ju do të pregatiteni të sillni në jetë një fëmijë, atëherë mirëushqyerja është një “must”pasi ka të bëjë edhe me mirëqënien e fëmijës suaj

5. Konsumoni sa më shumë produkte me acid folik dhe vitaminë B

Produktet me acid folik dhe vitaminë B janë të domosdoshme për parandalimin e sëmundjeve të lindjes, prandaj ju duhet të konsumoni sa më shumë ushqime të gjelbërta, agrume dhe bishtajore.

6. Mbani në kontroll peshën tuaj

Për tu pregatitur për shtatzaninë si dhe për ta kaluar sa më mirë atë ju nuk duhet të jeni as shumë e dobët dhe as shumë mbipeshë, prandaj përpiquni të mbani të balancuar dhe në parametea sa më normalë peshën tuaj.

7. Nuk duhet të konsumoni duhan dhe alkol

Nëse jeni duhanpirëse duhet ta lini atë menjëherë pasi rekomandohet që të paktën 6 muaj para shtatzanisë si ju ashtu edhi partneri juaj nuk duhet të konsumojë duhan, pasi ai mund të dëmtojë rëndë fëmijën tuaj të ardhshëm. E njëjta gjë vlen edhe për alkolin i cili duhet eleminuar ose kufizuar në maksimum që para shtatzanisë.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017