-->

7 këshilla si të dobësohesh deri në 7 kilogramë para Vitit të Ri

7 këshilla si të dobësohesh deri në 7 kilogramë para Vitit të Ri - Revista Lady Albania

Nga Viti i Ri na ndajnë më pak se dy muaj, por gjithsesi jemi ende në kohë për të humbur kilogramët e tepërt dhe për të arritur në peshën ideale, në mënyrë që të veshim plot kënaqësi fustanet elegante për mbrëmjet festive të fundvitit.

Ja disa këshilla që duhet të kesh parasysh për të humbur deri në 7 kilogramë peshë deri në fund të Dhjetorit:

1. Caktoji mirë objektivat e tua
Pregatitja shpirtërore është shumë e rëndësishme prandaj caktoji vetes objektivat për tu dobësuar dhe fillo të zvogëlosh racionet e tua e të ushqehesh shëndetshëm pasi dobësimi nuk ndodh në një ditë.

2. Hiq dorë nga dietat e rrepta
Dietat e rrepta, në të cilat ti konsumon shumë pak kalori kanë në përgjithësi efekte afatshkurtra, pasi pas dietës ti me shumë mundësi do ti rikthehesh zakoneve të vjetra e do të mund të shtosh sërish në peshë. Prandaj rekomandohet të pakësosh nga racioni ditor vetëm 500-600 kkal në ditë dhe të ushqehesh me këtë ritëm deri në fund të dhjetorit, duke humbur kështu deri në 7 kilogramë të tepërt, në varësi të masës tënde trupore. Sigurisht që ke kohë të mjaftueshme për tu mësuar me këtë regjim të ri, të cilin ti mund ta mbash edhe pas festave për të mos shtuar në peshë.

3. Hiq totalisht nga menuja “junk food”
Gjatë kësaj periudhe ti duhet të heqësh dorë nga produktet, të cilat janë shkaktari kryesor i shtimit në peshë, të tilla si: çokollatat dhe ëmbëlsirat e ndryshme, lëngjet e gatshme të frutave, ushqimet gjysmë të fabrikuara, fast food apo të ashtuquajturat ushqime të shpejta “dietike”.

4. Konsumo ushqim të vërtetë dhe natyral në tavolinë
Jepi përparësi frutave, perimeve, mishit dhe pulës pa yndyrë, peshkut, orizit dhe pastës integrale , bulmetit, arrive, si dhe të gjitha produkteve të cilat janë sa më natyrale dhe të freskëta.

5. Mbaj herë pas herë monodietë me bazë proteinash
Monodietat me bazë produktet e pasua me proteina janë shumë efikase në dobësim dhe ndihmojnë në heqjen e centimetrave të tepërt në bel. dy herë në muaj ti mund të mbash një dietë 3-4 ditore me bazë proteinash, duke konsumuar për shembull: 1 ditë 1 kg mish pule pa yndyrë të ndarë në 4 racione, të nesërmen vetë peshk dhe sallatë e kështu me rradhë.

6. Konsumo multivitamina
Edhe nëse ti ushqehesh shumë shëndetshëm, vitaminat nuk janë të mjaftueshme. Prandaj këshillohet të marrësh gjithmonë multivitamina për të pasur një ekuilibër sa më të mirë shëndetësor.

7. Konsumo produkte të pasura me Omega 3
Produktet e pasura me Omega 3 ndihmojnë shumë në djegjen e yndyrës dhe kalorive dhe janë të rëndësishme për të pasur një trup në formë dhe të shëndetshëm. Prandaj konsumo sa më shumë peshk dhe prodhime të ndryshme deti të cilat janë shumë të pasira me Omega 3.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017