-->

5 mënyra si të vini në gjumë foshnjen tuaj

5 mënyra si të vini në gjumë foshnjen tuaj

Çdo prind e di se shpesh është shumë e vështirë të vesh beben në gjumë. Në këtë artikull duam tju vijmë në ndihmë me disa këshilla dhe truke që në përgjithësi e ndihmojnë foshnjen tuaj për të fjetur.

1. Përkundja
Një nga mënyrat më klasike për ta vënë beben tuaj në gjumë është përkundja derisa atë ta zërë gjumin. Nëse lodheni ta përkundni beben tuaj në prehër apo krahë, mund ta vendosni atë në një krevat lëkundës deri sa foshnja juaj të flejë.

2. Zhurma e bardhë
Mund tju duket e çuditshmë, por të ashtuquajturat “zhurma të bardha”, të tilla si zhurma e dallgëve të detit, apo zhurma e pemëve që lëkunden nga era e ndihmojnë foshnjën për të fjetur. Gjithashtu edhe muzika e lehtë dhe e ëmbël e ndihmon fëmijën për të fjetur.

3. Gjumi me orar
Një nga arsyet kryesore pse bebi fle me vështirësi është kur nuk ka një orar të përcaktumit të gjumit. Prandaj mundohuni të krijoni një orar rutinë të gjumit për fëmijën tuaj e do ta shihni se sa më e lehtë do të jetë për ju.

4. Shëtitjet me makinë
Kjo është një metodë që përdoret nga shumë prindër për të vënë fëmijet në gjumë. Fëmijët i zë shpejt gjumi kur ata janë duke lëvizur në makinë. Pastaj ju mund ta shfytëzoni këtë kohë edhe si një shëtitje me partnerin tuaj.

5. Hiquni sikur flini vet
Kjo është një nga teknikat e fundit që ju rekomandohet, por gjithsesi nëse i keni provuar të gjitha metodat dhe nuk kanë funksionuar bëni sikur po flini vet, pasi qetësia absolute në shtëpi mund ta ndihmojë bebin tuaj për të fjetur.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017