-->

5 gjërat që nuk duhet tia thoni një gruaje pa fëmijë

5 gjërat që nuk duhet tia thoni një gruaje pa fëmijë - Revista Lady Albania

Në ditët e sotme, për shkak të stilit të jetesës apo edhe për probleme të ndryshme që lidhen me fertilitetin, ka shumë gra të reja që nuk kanë fëmijë, megjithëse mund të jenë të martuara prej vitesh.

Kur në rrethin tonë shoqëror apo familjar takojmë këto gra, duhet të kemi parasysh që të eleminojmë disa pyetje të cilat mund ti lëndojnë rëndë ato. Më poshtë po ju listojmë pyetjet që më mirë ti shmangnit:

1. "Pse nuk keni fëmijë?"
Kjo është një pyetje e cila vërtetë duhet shmangur pasi arsyet pse një grua mund të mos ketë fëmijë mund të jenë shumë personale dhe ajo mund të mos dëshirojë të përgjigjet e do të ndihet në siklet. Një pyetje e tillë mund ti bëhët vetëm një njeriu të afërm që mund të dëshirojë vet të flasë me ju rreth kësaj teme.

2. "A keni provuar proçedura për të mbetur shtatzanë?"
Kjo pyetje mund ti bëhet vetëm një femre që e njihni shumë mirë dhe që e dini se është jo fertile. Përkundrazi personi do të ndihej në siklet pasi arsyet e të mos pasurit fëmijë mund të jenë nga më të ndryshmet.

3. "Pa fëmijë, kush do kujdeset per ju kur të plakeni?"
Kjo pyetje është vërtetë pa vend dhe duket si fyerje për palën që i drejtohet një konstatim i tillë. Shmangni të tilla pyetje me çdokënd..

4. "Dhe si e kaloni kohën e lirë pa fëmijë?"
Edhe kjo pyetje është gjithashtu pa vend dhe mund të mërzisë gruan që i drejtohet, pasi instinkti femëror e do gjithnjë fëmijën dhe vënia në pah e kësaj mungesë do ta mërziste.

5. "Mos ndërroni mendje më vonë për tu bërë me fëmijë ?"
Çdo kush ka stilin e vet të jetesës dhe arsyet e veta se pse mund të jetë ende pa fëmijë. Prandaj shmangni konstatimet e tipit të tillë duke lënduar një grua se mos më vonë pendohet apo ndërron mendje për tu bërë me fëmijë.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu