-->

10 ushqime që nuk duhet të konsumojë një grua shtatzënë

10 ushqime që nuk duhet të konsumojë një grua shtatzënë

Një grua shtazënë ushqehet jo vetëm për veten por edhe për beben që po rritet në barkun e saj e mezi pret të dalë në jetë. Kjo është një periudhë që këkrokon shumë kujdes në çdo aspekt, përfshirë këtu edhe ushqyerjen e shëndetshme, që është çelësi për një shtatzani sa më të mirë. Më poshtë po listojmë ushqimet që një grua shtatzënë nuk duhet ti konsumojë pasi mund të dëmtojnë rëndë bebin.

Bulmet i pa pasterizuar
Bulmeti është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzanisë për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit, që ndihmojë në zhvillimin e kockave, dhembëve, zemrës dhe organeve të tjera të bebit. Por bulmeti duhet konsumuar vetëm i pasterizuar, në mënyrë që të vriten bakteret e dëmshme, që mund të dëmtojnë fëmijën.

Sallamet dhe mishrat e përpunuar
Sallamet dhe mishrat e përpunuar kanë shpesh në përbërje të tyre një bakter të quajtur Listeria i cili mund të dëmtojë beben. Prandaj eleminoni çdo lloj sallami, proshute apo mishi të përpunuar dhe gatuani mish të freskët e të sigurt. Por nëse ka raste që nuk e  shmangni dot përdorimin e mishrave të përpunuar, atëherë duhet ti piqni ato në temperaturë 165’ C për të vrarë bakterin Listeria.

Sallata të gatshme
Mos konsumoni asnjëherë sallata të gatshme, pasi frutat dhe perimet gjatë shtatzanisë duhen konsumuar vetëm të freskëta. Nëse sallata rri më shumë se 2 orë, atëherë nuk duhet të konsumohet më.

Lëngje frutash të gatshme
Nuk duhen konsumuar absolutisht lëngjet e gatshme të frutave, qofshin të paketuara apo të shtrydhyra paraprakisht diku. Ato duhet ti shtrydhni e ti pini në moment, për të shmangur infektimin me baktere të tilla si  E. Coli apo  Listeria.

Mish i pazjerë mirë apo peshk i gjallë
Gjatë shtatzanisë duhet ti harrosh mishrat e papjektur apo zjerë mirë, si edhe peshkun e gjallë të marinuar. Mishin dhe peshkun duhet ta piqni në temperaturë mbi 165’C për të qenë sa më të sigurta.

Vezë të pazjera mirë
Vezët janë burim i përsorur vitaminash, proteinash dhe mineralesh. Por nëse jeni shtatzënë duhet të bëi kujdes që veza të zjehet apo skuqet plotësisht pasi përkundrazi ekziston risku i marrjes së bakterit Salmonella .

Kafe
Kafeja duhet pakësuar ose eleminuar fare gjatë shtazanisë, por studimet thonë se deri në 200 mg kafe në ditë nuk krijon komplikacione.

Peshk me shumë mërkur
Gjatë shtatzanisë nuk duhen konsumuar llojet e peshkut që kanë në përmbajtjen e tyre shumë mërkur, pasi femra në këtë periudhë prodhon sasi të konsiderueshme mëkruri në trup. Shumë mërkur kanë peshq të tillë si: skumbria, peshkaqeni, peshku-shpatë, dhe peshku ton i konservuar albacore. Prandaj këto lloje peshqish eleminojeni nga menuja juaj.

Mëlçi
Mëlçia është shumë e pasur me vitaminë A, që është e nevojshme për fëmijën. Por saisa e tepruar e vitaminës A nuk i bën mirë fëmijës dhe 1 porcion  mëlçi plotëson 43% të nevojave ditore për vitaminë A. Këshillohet që këtë vitaminë ta merrni përmes ushqimeve të tjera e jo përmes mëlçisë duke rrezikuar të tejkaloni normën e lejuar për shëndetin e bebit.

Alkoli
Thuajse të gjithë mjekët dhe studiuesit bien dakort se edhe sasia më e vogël e alkolit  mund të dëmtonte rëndë fëmijën. Prandaj eleminojeini atë totalisht nga menuja juaj gjatë shtatzanisë.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017