-->

10 këshilla si të largoni erën e keqe të gojës

10 këshilla si të largoni erën e keqe të gojës - Revista Lady Albania

Ka shumë njerëz që vuajnë nga era e keqe e gojës. Nëse edhe ju vuani nga ky shqetësim, më poshtë po ju sjellim disa këshilla praktike e të thjeshta për tju ardhur në ndihmë.

  1. Pastrimi i mirë i dhëmbëve – Përdorni furça dhe pasta dhëmbësh cilësore për të larguar papastërtitë nga goja si edhe erën e keqe.
  2. Nxisni prodhimin e pështymës – Për këtë ju ndihmon përtypja e çimçakizit pa sheqer dhe me pwrbwrws antibakterialë, si mente, kanellë etj.
  3. Konsumoni fruta dhe perime - Frutat dhe perimet janë një mënyrë shumë e mirë për të pastrur dhëmbët pasi ato përmbajnë ujë dhe kanë veti antibakteriale. Molla është një ndër frutat më të mira për shëndetin e dhëmbëve.
  4. Merrni vitamina- Konsumoni suplemente me Vitaminat C, D, E, dhe B, pasi ato ndihmojnë në largimin e toksinave të dëmshme nga organizmi dhe rrjedhimisht pakësojnë erën e keqe të gojës.
  5. Lani dhëmbët herë pas here me sodë buke – Soda e bukës neutralizon kavitetet dhe aciditetet e tepërta që ndodhen në gojë, prandaj larja herë pas here e dhëmbëve me sodë buke ndihmon si në zbardhjen e dhëmbëve ashtu edhe në largimin e erës së keqe.
  6. Pini ujë – Mbajeni gojën tuaj të hidratuar dhe largoni aromat e këqija duke pirë sa më shumë ujë.
  7. Kufizoni bulmetin- Laktoza shpesh shkakton aromë të keqe në gojë. Prandaj bëni kujdes me bulmetin që konsumoni dhe mundohuni ta kufizoni atë.
  8. Bëni shpesh gargare të gojës – Gargare me produkte profesionale për gojën largojnë aromat e këqija, prandaj aplikojini ato të paktën 1-2 herë në ditë.
  9. Pini sa më shumë çaj bimor- Çajrat bimore përmbajnë polifenole që ndihmojnë në eleminimin e sulfurit në gojë dhe reduktojnë bakteret.
  10. Qëndroni larg qepëve dhe hudhrave. Dihet se konumimi i gjallë i qepëve dhe hudhrave shkakton aromë të pakëndshme në gojë. Mund ti konsumoni ato të zjera, por nëse i kosnumoni të freskëta pini çajra bimore dhe bëni gargare të gojës.


* Përmbajtja me karakter mjekësor apo shëndetësor, ka për qëllim vetëm informimin e audiencës dhe nuk zëvendëson konsulencën reale me mjekun apo specialistin përkatës të fushës.Për më tepër lexoni Termat tona të përdorimit.
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu