-->

5 tendencat kryesore të modës që çdokush duhet ti ndjekë këtë verë

5 tendencat  kryesore të modës që çdokush duhet ti ndjekë këtë verë - Revista Lady Albania

Vera është ndër sezonet më të bukura edhe përsa i përket modës, pasi ofron shumë kolorit dhe variacione në stilin e të veshurit.

Por  mes shumë tendencave shpesh ndodh  ta kemi shumë të vështirë të zgjedhim dhe rrjeshimisht mund të humbasim shumë kohë në kërkim të rinovimit të look-ut dhe garderobës sonë për stinën e re.

Prandaj për të gjithë të apasionuarit pas modës, në këtë artikull po ju sjellim 5 tendencat kryesore të modës,  që na sugjeron për këtë sezon veror Brandi i mirënjohur spanjol i veshjeve Springfield, pjesë e Fashion Group Albania.

1. Merre “tropikun” me vete
Eshtë verë prandaj ku ka më bukur dhe Cool se të vishesh me motivet tropikale, të cilat do ti shtojnë shumë freski, ngjyra dhe kontraste veshjes tënde.

5 tendencat  kryesore të modës që çdokush duhet ti ndjekë këtë verë

2. Zgjidh ngjyrat e çelura për një look “Chic Smart“
Në verë ngjyrat e çelëta janë një must dhe për një look chic smart kombino të bardhën dhe bezhën  duke shtuar kolorit dhe stil me  dizajnet me vija. Kombinime të tilla janë ideale si për ditën ashtu edhe për mbrëmjet.

5 tendencat  kryesore të modës që çdokush duhet ti ndjekë këtë verë

3. Përdor motivet etnike
Veshjet  me printime me motive etnike janë një ndër tendencat kryesore këtë verë dhe përveç se janë trendy, ato  i shtojnë shumë ngjyra dhe stil veshjes.

5 tendencat  kryesore të modës që çdokush duhet ti ndjekë këtë verë

4. Krijo kontraste ngjyrash “Color Block”
Vishu me ngjyra dhe krijo kombinime me kontraste dhe vishu me “color block” pasi këtë verë ky stil është shumë “In”.

5 tendencat  kryesore të modës që çdokush duhet ti ndjekë këtë verë

5. Vishu “Indigo Blue”
Bluja e errët Indigo është një ndër ngjyrat më në modë të këtij sezoni të ri veror si për meshkujt ashtu edhe për femrat, prandaj disa veshje në këto tonalitetete do të ishin një zgjedhje perfekte për këtë sezon.

5 tendencat  kryesore të modës që çdokush duhet ti ndjekë këtë verë

Veshjet e prezantuara në këtë artikull, janë pjesë e koleksionit të ri verë 2017 të SPRINGFIELD dhe mund ti gjeni në dyqanin Springfield në TEG, Tiranë.

Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu