-->

Si ta kuptosh nëse partneri yt po të tradhëton?

Si ta kuptosh nëse partneri yt po të tradhëton? - Revista Lady Albania

Të kanë lindur dyshimet se partneri yt po të tradhëton pasi ai ka filluar të ndryshojë sjellje dhe nuk duket më ai i mëparshmi?

Në këtë artikull pot ë sjellim shenjat kryesore, nga të cilat mund të dallosh nëse një mashkull po tradhëton apo jo:

Nuk lejon askënd ti prekë telefonin
Tashmë askush nuk mund të bëjë dot pa telefonin e tij celular, por është gjë tjetër kur ai nuk ndahet nga telefoni i tij për asnjë minutë, madje e merr atë me vete kudo, edhe në banjë. Dhe ai acarohet tej mase nëse dikush tenton ti prekë teleonin.

Ka ndryshuar rrënjësisht pamjen e jashtme
Nëse ai ka ndërruar në mënyrë drastike pamjen e tij të jashtme dhe po kujdeset për veten jashtë mase për t’u dukur sa më mirë, sigurisht që ka pak vend për shqetësim. Por mos nxirr menjëherë verdiktin përfundimtar, pa i analizuar mirë gjërat në kohën e vet.

Ka ndryshuar sjellje ndaj teje
Ai nuk të përkëdhel më ty si më parë dhe madje as nuk ka dëshirë për marrëdhënie seksuale me ty… Këtu ka vend të madh për shqetësim, por përveç rasteve nëse ai po kalon një periudhë të vështirë në punë apo familje, ku  ti duhet ta mirëkuptosh.

Rri shumë pak në shtëpi
Nëse ai ka filluar të rrijë çdo ditë e më pak në shtëpi dhe nxjerr justifikime nga më të ndryshmet se ka shumë punë apo se do të shkojë me udhëtime jashtë vendit, ka sigurisht vend për tu shqetësuar.

Gënjen dhe mashtron
Nëse ai ka filluar të thurrë gënjeshtra vend e pa vend atëherë ai diçka po fsheh dhe një femër e kupton menjëherë këtë gjë.

Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu