-->

Gjërat që nuk duhet ti thoni asnjëherë në dasmë

Gjërat që nuk duhet ti thoni asnjëherë në dasmë - Revista Lady Albania

Nëse jeni të ftuar në një dasmë të një mikut apo të afërmit tuaj, kini parasysh që të përmbani kritikat lidhur me disa pika, të cilat mund të ofendojnë cciftin e sapomartuar apo familjarët e tyre që janë marrë më organizimin e dasmës.

1. Ushqimi ta shpif
Dihet se në dasma ushqimi nuk mund të jetë patjetër sipas shijeve tuaja. Mund të jetë i ftohtë, pikant apo jo i shijshëm. Përmbahuni nga kritikat për ushqimin pasi nuk keni vajtur në restorantin tuaj të preferuar .

2. Sa keni paguar për këtë dasmë
Nuk mund të pyetet ccifti apo familjarët e ccifit se sa kanë paguar për ceremoninë pasi ata mund të ndihen në siklet apo të ofendohen.

3. Pse nuk e ftuat atë person
Organizatorët e dasmës e dinë vet mirë se kë ftojnë dhe kë nuk ftojnë. Prandaj mos i vini ata në siklet duke ju kërkuar shpjegim se pse nuk është ftuar dikush.

4. Ku e gjetët këtë orkestër? Ta shpif
Edhe kjo kritikë është krej e pavend. Mundohuni të përshtateni pasi të tuarit kanë shije nga më të ndryshmet edhe për muzikën

5. Se keni problem që kam sjellë një mikun/mikeshën time me vete?
Ftesat në dasmë bëhëen te personat e caktuar. Dhe nëse juve ju kishin ftuar vetëm, atëgherë duhet të shkoni vetëm, nuk mund të sillni me vete shoqërues të paftuar.

6. A të zhvendosem te  ajo tavolina tjetër?
Zakonisht vendet e tavolinave në dasma janë të përcaktuara. Dhe mos këkrkoni të ndryshoni vend pas nuk është e përshtatshme

7. Dhuartën e dasmës ua kam lënë atje...
Nënkuptohet që në dasmë shkohet me një dhuratë por nuk është e nevojshme ta përmendni këtë fakt.

Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu