-->

Si të kujdesesh për Orkidenë?

Si të kujdesesh për  Orkidenë?

Orkideja është një lule shumë e bukur me disa variacione të ndryshme ngjyrash nga e bardha deri tek violeta, por ajo kërkon shumë kujdes për të jetuar sa më gjatë.

Orkidea ka nevojë për dritë prandaj duhet ta përzgjidhni me kujdes vendin ku do ta lini atë. Temperatura ideale e ajrit për këtë lule është 18-22 ºC. Mbajini orkidetë larg nga ngrohja pasi mund të vyshken.

Gjithashtu kini parasysh se Orkideja nuk kërkon shumë ujë. Është e mjaftueshme ta ujisësh një herë në javë me ujë ambjenti.

Ndërkohë që disa lloje Orkideje si: Vanda dhe Cimbididium duan që ta lësh vazon në një pjatë me ujë në mënyrë që ta thithin ujin vet rrënjët.

Gjithashtu Orkideja kërkon ushqim shtesë për lulet një herë në muaj, të cilën ju mund tía jepni  duke e shtuar në ujin me të cilin e ujisni.

Këshilla e fundit: Orkideja është një lule delikate, prandaj tregoni kujdes me kohën kur e mbillni ose i ndërroni vazon. Kjo duhet bërë vetëm në periudhën më të përshtatshme, siç është pranvera ose vjeshta.

Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu