-->

10 këshilla praktike si të kurseni energjinë elektrike

10 këshilla  praktike si të kurseni energjinë elektrike - Revista Lady Albania

Në vendin tonë energjia elektrike është shumë e shtrenjtë dhe është burimi kryesor i energjisë për familjet. Prandaj në këtë artikull duam t’ju vijmë në ndihmë me disa këshilla praktike se si të kurseni paratë tuaja dhe energjinë elektrike me veprime të thjeshta dhe me pak më tepër kujdes.

1. Mbajini dyert dhe dritaret e mbyllyra për të mos lejuar ftohjen e ambjentit. Ato duhet të jenë patjetër të mbyllyra edhe kur punon kondicioneri ose pajisje të tjera për ngrohje ose ftohje. 
2. Vijeni lavatriçen në punë plot me rroba dhe përdorni temperaturë të ulët larjeje.
3. Thajini rrobat na ajër të pastër për të kursyer shpenzimet për tharje apo pastrim kimik.
4. Hiqni nga priza pajisjet që nuk përdorni pasi ato konsumojnë energji edhe kur nuk janë në punë.
5. Mbajini perdet e mbyllyra për të mos lejuar të ftohtin ose të nxehtin të hyjë brenda.
6. Përdorni dushin në vend të vaskës, pasi kështu konsumoni 4 herë më pak ujë dhe rrjedhimisht edhe më pak energji elektrike që duhet për të ngrohur ujin.
7. Ngrohini produktet ushqimore në mikrovalë, jo në furrë, pasi furra harxhon shumë më tepër energji.
8. Produktet që duhet ti shkrini, lejini në ambjent ose në ujë para se ti gatuani për të kursyer energjinë për shkrirjen e tyre në sobë apo mikrovalë.
9. Mbajini të fikura llampat atëherë kur nuk ju nevojiten
10. Përdorni pajisje elektrike me klas energjie A, pasi ato kursejnë mjaft energji dhe megjithëse janë pak më të shtrenjta, në termat afatgjata do t’ju  bëjnë të kurseni shumë me faturat e energjisë.

Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu