Fashion Group - Prenatal Uljet Gusht 2015
Fashion & Stylish Lady - Fan Page

10 femrat më të suksesshme në botë

10 femrat më të suksesshme në botë

Anxhela Merkel
Kancelarja gjermane është në krye të listës së femrave më të suksesshme e të fuqijshme në botë. Me kualifikim si fizikante Anxhela Merkel u bë anëtare e partisë "Zgjimi demokratik", më pas u bë pjesë e partisë kristiano-demokratike ku u zgjodh edhe si kryetare. Në vitin 2005 ajo udhëhoqi Alencën kristiano-demokratike në fitore në zgjedhjet parlamentare dhe u bë udhëheqëse e Gjermanisë.





10 femrat më të suksesshme në botë

Hilari Klinton
Vendin e dytë në renditje e zë Hilari Klinton, e cila fillimisht u angazhua në suksesin politik të bashkëshortit të saj Bill Klintonit e më pas filloi të luante vet një rol tepër të rëndësishëm në politikën e SHBA. Ajo tashmë është sekretarja e parë e shtetit amerikan.








10 femrat më të suksesshme në botë

Uendi Deng
Kinezja Uendi Deng bëri karrierë pasi u bë gruaja e tretë e gjigandit mediatik Ruper Merdok, presidentit të News Corporation, një nga kompanitë më të fuqijshme në botë. Tashmë ish punonjësja e një korporate telefonike të Hong-Kongut është CEO e News Corporation.








10 femrat më të suksesshme në botë

Indra Nuji
Në vitin 2008 revista Forbes e cilësoi atë si biznes-lady më të fuqijshme në botë. Tashmë femra më e suksesshme indiane është presidente e kompanisë së mirënjohur Pepsi Co. Gjithashtu Indra Nuji është edhe kryetare e Bordit drejtues të Universitetit Yale, ku edhe është diplomuar.







10 femrat më të suksesshme në botë

Oprah Uinfrej
Prezantuesja e tok-show më popullor për femrat në botë, Oprah Uinfrej, është cilësuar nga Forbes si personi më i fuqijshëm i show-biznesit për vitin 2009. Përveç karrierës televizive, Oprah merret edhe me kinematografi, fushë në të cilën është nominuar për oskar në një rol të rregjisorit të madh Stiven Spilberg.






10 femrat më të suksesshme në botë

Safra Katz
Sot ajo është bashkëpronare dhe Shefe e financave në kompaninë Oracle - një gjigand i industrisë kompjuterike. Ajo ka lindur në Izrael dhe ka studiuar në Universitetin e Pensilvanisë. Në 2007 ajo ishte një një nga femrat më të mirëpaguara në botë me një pagë $34 milionë në vit.







10 femrat më të suksesshme në botë

Liz Smith
Ajo është themeluesja e Kompanisë Avon. Gjithashtu ajo ka punuar në kompaninë Kraft Foods dhe aktualisht është top-menaxherja e OSI Restaurant Partners.










10 femrat më të suksesshme në botë

Kristina Gold
Një tjetër përfaqësuese e kompanisë Avon. Në rolin e presidentit ajo arriti që ta bënte këtë brand të njohur në të gjithë botën. Që prej vitit 2002 ajo është Drejtore e Përgjithshme e Kompanisë Western Union. Gjithashtu Kristina është autore e fushatës unikale promocionale " Duke bashkuar njerëzit me mundësitë" me të cilën fitoi mbi $300 milionë.





En Suin
Atë e quajnë femrën më të fuqijshme në fushën e argëtimit. Ajo është bashkëpronare e Disney Media Networks si dhe presidente e grupit televiziv Disney-ABC. E filloi karrierën e saj në vitet ’80, kur pas përfundimit të studimeve në Harvard punoi si asistente në kanalin televiziv Nickelodeon dhe kontribuoi në mënyrë shumë aktive në promovimin dhe zhvillimin e kanalit.







10 femrat më të suksesshme në botë

Holli Medison
Karriera e saj është një nga më të skandaltat në botë. Në vitin 2000 ajo u lidh me Hju Hefner, pronarin e revistës së njohur botërore Playboy. Edhe sot ajo mbetet dashnorja e tij duke qënë e angazhuar në biznesin e modës dhe duke promovuar linjën e saj të veshjeve.

Cineplexx Albania - E MËRKURA E FRESKËT

© Copyright Lady Albania 2012 - 2015 Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Kopjimi apo ripublikimi i pa autorizuar i materialeve nga ladyalbania.al është i ndaluar.
Created by E-Key Studio