-->

Pulë furre e mbështjellë me beikon dhe e mbushur me avokado dhe djathë

Pulë furre e mbështjellë me beikon dhe e mbushur me avokado dhe djathë - Revista Lady Albania

Përbërësit:
- 2 gjokse pule
- 1/2 lugë çaji me piper
- 60 gramë djathë çedar i grirë hollë
- 1 avokado
- 10 feta të holla beikon
- Kripë sipas dëshirës

Mënyra e pregatitjes:
Gjoksin e pulën priteni në mes në mënyrë të tillë që të krijoni një hapësirë për mbushjen e saj nga brenda, por bëni kujdes që mos ta ndani më dysh. Më pas pregatisni në mikser ½ e avocados të përzjerë me djathin deri sa të krijohet një masë kremoze me të cilën do të mbushni gjoksin e pulës.

Më pas lyejeni pikën me kripë dhe piper nga jashtë e nga brenda dhe në fund mbështilleni me fetat e holla të beikon dhe vereni në furrë të piqet në 220 gradë Celsius për rreth 20-30 minuta.

Servireni duke shtuar pjesën e mbetur të avocados të prerë në kubikë dhe mund ta shoqëroni me fasule të kuqe.

Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu