Të studiosh jashtë shtetit (për të gjetur punë)

/karriera/te-studiosh-jashte-shtetit-per-te-gjetur-pune.la

Të vazhdosh studimet jashtë shtetit është një nga zgjidhjet më të mira për një student që kërkon një karrierë ndërkombëtare. Shumë të rinj në mbarë botën shfrytëzojnë iniciativën e një shkolle verore, për të vendosur më tej nëse do të vazhdojnë studimet larg vendlindjes së tyre apo jo. Plotësimi i një procesi të përshtatshëm formimi është themelor për të konkurruar në shoqërinë e sotme, e prekur nga kriza, por e karakterizuar edhe nga shumë mediokritet.

Për këtë qëllim, një nga këshillat më të përhapura të ekspertëve të sektorit, është që kandidatët të ndërkombëtarizojnë profilin e tyre profesional, nëpërmjet programeve të studimit jashtë shtetit dhe projekteve të shkëmbimit kulturor. Ose, për ata të cilët mund t’ia lejojnë vetes, të kryejnë jashtë shtetit të gjithë ciklin e studimeve.

Përballimi i një programi mësimor në gjuhë të huaj është me siguri një rast shumë i mirë për përmirësimin e të folurit dhe gramatikës së asaj gjuhe. Qytetet dhe universitetet e gjuhës angleze janë akoma ndër vendet e para të preferuara nga studentët, të ndjekura nga universitetet e Lindjes se Largët (Kina dhe Japonia) dhe Gjermania që mbeten gjithmonë në krye.

Për të parë si funksionon, mund të marrim shëmbullin e sistemit universitar anglosaskon (në Mbretërinë e Bashkuar gjenden disa prej institucioneve akademike më të mira në botë, siç janë Universiteti i Kembrixhit dhe Oksfordit, ose University College dhe Imperial College në Londër).

Fillimisht ato ofrojnë një bachelor, që zgjat 4 vjet, dhe më pas një master që zgjat një vit. Por ka edhe shumë universitete, të cilat ofrojnë një program studimi 4-vjeçar, në fund të të cilëve dorëzohet një diplomë universitare. Pranimi i studentëve të huaj në universitet vendoset nga seleksionuesit e institutit: ekzistojnë disa kushte minimale që duhen respektuar, mes të cilave një nivel njohurie i gjuhës angleze i certifikuar sipas parametrave ndërkombëtarë.

Për t’u pranuar nga universitetet angleze, pra, duhet të keni një certifikatë që të vërtetojë  aftësitë tuaja gjuhësore. Janë gjithashtu shumë të përdorura dhe letrat e referencës, të cilat prezantojnë studentin dhe garantojnë disa aftësi thelbësore të tij. Për më tepër, universitetet kërkojnë një mesatare, poshtë së cilës nuk e marrin parasysh pranimin: sa më e lartë të kërkohet mesatarja, aq më prestigjoz është universiteti.

Gjatë programit mësimor, studentët e univeristeteve angleze marrin pjesë në leksione, seminare dhe workshop ku, të ndarë në grupe të vegjël, vënë në praktikë teoritë që kanë mësuar në klasë. Aktiviteti i studimit është individual, por studentët duhet të bëjnë edhe punë grupi, kjo për arsye që të përmirësojnë aftësitë e tyre ndërpersonale.

Provimet janë fillimisht me shkrim ose,  në bazë të laboratorit apo seminarit, mund t’u kërkohet një prezantim i asaj që kanë krijuar: nota përfundimtare është zakonisht një mesatare e vlerësimeve të disa provimeve të pasur gjatë kursit. Një diplomë britanike është një titull studimi prestigjoz dhe, mbi të gjitha e vlefshme dhe e mirënjohur në të gjithë botën, qoftë në fushën profesionale, qoftë në atë akademike.

Një titull studimi i huaj në CV është padyshim mjaft i favorshëm për të filluar një karrierë ndërkombëtare dhe është një plus sidomos në kohërat e sotme, ku tregu i punës është gjithmonë e më konkurrues e seleksionues.

5 arsyet pse meshkujt e duan seksin anal

Meshkujt e adhurojnë seksin anal dhe nëse partneri yt të ka kërkuar diçka të tillë, por ti ende nuk arrin ta kuptosh se përse atij i pëlqen kaq shumë...

Shpërndaj

Dua Lipa vjen me një film dokumentar

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa, përmes një videomateriali të publikuar në llogarinë personale në Facebook...

Shpërndaj
MOS HUMB!




Arsyet e vërteta pse meshkujt ndahen?!

Ke përjetur më parë ndonjë ndarje nga i dashuri yt apo ke dëgjuar histori nga mikeshat e tua për ndarjet që ato kanë përjetuar kur ai i ka lënë??

Shpërndaj