-->

Karakteristikat e Demit

Karakteristikat e Demit - Revista Lady Albania

DEMI (21 Prill – 20 Maj)

Demi është shenja e dytë e zodiakut, është shenjë e tokës, femërore, e qëndrueshme, mohuese dhe që udhëhiqet nga planeti Venus (Venera). Është shenja e bukurisë, e natyrës, e artit dhe e muzikës. Është shenjë e qartë që kuptohet lehtë.

Demi është shenja e jetës ku ndikimi i edukimit familjar të fëmijërisë ndjehet në mënyrë të veçantë. Si pak shenja të tjera ka një hijeshi të rrallë.Karakteristika të përgjithshme (femra, meshkuj)

Njerëzit e lindur nën shenjën e Demit janë të duruar, të kujdesshëm, të qëndrueshëm, të vendosur, të qartë, të besueshëm, të qetë, të dashur dhe praktik. Të lindurit nën këtë shenjë e duan natyrë, tryezën e mirë, qetësinë, ambientin e pastër kështu që nuk ambientohen lehtë në qytetet e mëdha, të ndotur që shkaktojnë stres.

Janë të admirueshëm të dhënë pas familjes dhe miqësive të gëzueshme. Bëhen baballarë dhe nëna të lidhur pas fëmijëve. Respektojnë shumë personat e vjetër dhe ëndërrojnë një familje patriarkale.

Të lindurit Dem priren drejt një ushqimi të mrë, janë konservatorë, janë materialistë dhe shumë të dashuruar pas parasë. Gjithashtu ata janë kuriozë, kokëfortë, korrektë, të pastër u pëlqen vetja, janë të ndershëm dhe shumë xhelozë.

Të lindurit nën shenjën e Demit janë njerëz të papajtueshëm që e mbajnë inatin shpesh herë ata janë ziliqarë dhe të gatshëm për të ndryshuar.

Shumë nga këta njerëz janë të ndjeshëm dhe pak të ndrojtur, posesivë dhe egoistë. Janë tipa artistikë dhe kur i hyjnë një pune e çojnë deri në fund gjallë a vdekur ngaqë kanë qejf të zhyten në të mira materiale dhe e meritojnë një gjë të tillë sepse kanë punuar si qen për t’ia arritur. Pra ata kërkojnë shpërblimin e çdo pune.

Shenja e Demit kanë pothuajse gjithnjë një memorie të shkëlqyer. Janë të mirëdashur nga miqtë e tyre, për mirësjelljen, bujarinë dhe tolerancën që i karakterizon. Shpesh herë ata janë naivë dhe duhet të kenë kujdes nga mashtrimet.

Demat shikohen me sy të keq nga eprorët e tyre për shkak të rreptësisë që tregojnë. Janë tipa shakaxhinj dhe kanë shumë nevojë për shoqëri.

Nganjëherë nuk kanë fantazi dhe imagjinatë, ata kërkojnë mirëqenie materiale sesa shpirtërore dhe nuk thellohen në kulturën e tyre. Nëpërmjet tyre spikasin persona me karakter të kundërt ka prej tyre kërkues shkencor të aftë e me intuitë të madhe, artistë origjinalë të pajisur me sens të thellë kritik. Një ndjenjë e thellë përgjegjësie i dallon pothuajse të gjithë sidomos gratë.

E duan pronën edhe paranë, kanë solidaritet dhe forcë vullneti. Demat janë tepër praktikë sesa intelektualë dhe janë të fiksuar në idetë e tyre duke bërë skllevër të ideve të tyre. Ka raste kur ata ngulin këmbë si mushka në të tyren dhe bëhen të ngurtë, ultra konservatorë dhe grindavecë.

Nëse dikush i plagos ata bien pre e dhimbjes dhe duan që dikush t’ju bëjë qejfin vazhdimisht për të dalë nga kjo gjendje.
Kur dikush prek telat e tyre të humorit ata qeshin si të çmendur, kanë ndjenjë estetike, duan artin për të cilin mund të kenë talent. Shpesh janë fetar dhe ndjekin fe të rralla.

Janë xhentilë dhe me humor konstant, por nëse i provokon shpërthejnë me zemërim dhe humbin kontrollin. Janë punëtorë dhe artizanë të mirë, të ngadaltë në vendime.

Janë realistë sepse jetojnë me këmbët në tokë ngaqë i përkasin shenjave të tokës. Janë romantikë dhe kërkojnë lumturi familjare. Hera – herës përfshihen në zënka por qetësohen shpejt. Shpesh herë janë të pangopur si në tryezë ashtu dhe në seks.

Pëlqejnë: stabilitetin, luksin, gjërat natyrale, konfortin, bukurinë, kënaqësinë.

Urrejnë: imponimin, shkatërrimin, gjërat e paqarta, të jenë nën presion.

Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu