-->

Horoskopi i muajit Maj 2017

Horoskopi i muajit Maj 2017 - Revista Lady Albania

DASHI (21 Mars – 20 Prill)

Ky do jetë një muaj shumë i bukur për të lindurit e shenjës së Dashit, pasi në planin sentimental do të pajtoheni me njeriun tuaj të zemres dhe do të lini mënjanë hatërmbetjet e periydhës së kaluar. Beqarët gjithashtu do të kënë plot shanse për njohje të reja dhe do ta shijojnë këtë periudhë në maksimum. Në punë do jeni dinamikë dhe do arrini objektivat e caktuara. Gjendja shëndetësore nuk do jete e mire, por e shkëlqyer. Do keni gjithë energjinë dhe dinamizmin e duhur. Nuk pritet te prekeni as nga virozat e stinës. Ne planin financiar do ju duhet me te vërtetë goxha mund dhe sakrifica për ta stabilizuar sa me pare situatën. Mire është qe këto çështje te mos ua besoni miqve.

DEMI (21 Prill – 20 Maj)

Ky do të jëtë një muaj i mbushur me diskutime të vështira në familje si dhe me parnrerin tuaj. Prandaj ju duhet të tregoni durim dhe situata do të normalizohet nga mesi i muajit. Ndërsa beqaret do kenë takime te papritura dhe do marrin propozime fantastike. Gjithçka do jete edhe me e bukur nga me pare. Shëndeti nuk do jete gjithë kohës i mire. Do ndiheni nervoze dhe mund te keni probleme me stomakun. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe gjendja nuk do jete aspak problematike. Ne pune gjerat do marrin një tjetër drejtim. Te gjitha përpjekjet e bëra deri me tani do japin rezultatet e veta. Edhe gjërat që dikur ju janë dukur te vështira do arrihen.

BINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)

Ky muaj do jetë shumë i qetë dhe pa probleme. Do të ztabilizohet situata me njeriun tuaj të zemrës dhe do të përjetoni mimente shumë të bukura. Beqaret do ndihen mire pranë disa miqve te të afërmve dhe mund te mendojnë te afrohen me tepër me ta. Ka mundësi qe nga java e dyte te ndodhe diçka e bukur. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por as shume te qete nuk do ndiheni. Lodhja do shkaktoje dhimbje shpine dhe koke. Gjendja e financave do jete shume here me e mire nga sa ju kishit menduar. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë dhe për te shlyer borxhet. Ne pune do keni ide te mrekullueshme dhe do hidhni goxha hapa përpara. Shefat do ngelen te habitur me suksesin.

GAFORRJA (21 Qershor – 22 Korrik)

Mos bëni gabim t’i anashkaloni problemet qe keni pasur kohet e fundit sepse po nuk u zgjidhen shpejt ato mund te zmadhohen edhe me tepër. Çiftet do kalojnë jave te turbullta, por edhe jave harmonike dhe te mbushura me emocione. Mundohuni te jeni pozitive dhe te mos shihni vetëm anën e keqe te gjerave. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te dalin me personat qe do i ftojnë sepse ne fund te fundit askush nuk do i detyroje te bëjnë ndonjë gjë me zor me pas. Shëndeti nuk do jete i mire. Do ndiheni te stresuar dhe do keni shqetësime te shumta 15 ditët e para. Kujdesuni me tepër për veten. Financat nuk do arrini dot t’i mbani te ekuilibruara sepse nuk do ju lere dëshira e madhe për te shpenzuar pa fund. Po vazhduat kështu do mbeteni pa para. Ne pune do ju duhet pak me tepër durim qe te arrini atje ku keni dëshiruar.

LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

Do përkujdeseni tej mase këtë muaj për jetën tuaj familjare dhe mund te lini pas dore gjithçka tjetër. Nëse jeni ne një lidhje, mire do jete qe te flisni me partnerin për çdo gjë. Ai mund edhe t’iu ndihmoje, përveçse do ju kuptoje. Jeta ne çift do vazhdoje te mbetet e qete dhe pa asnjë te re. Beqaret nuk duhet te flirtojnë me çdokënd qe do ju dale përpara sepse mund te zhgënjehen tej mase dhe mund te lëndohen për me tepër. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Disa mund te vene re probleme me shikimin prandaj duhet sa me pare te flasin me okulistin. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi nëse i bëni me kujdes llogarite. Ne pune fatmirësisht çdo gjë do ju ece sipas parashikimeve. Do merrni edhe shpërblime te cilat do ua ngrohin edhe xhepin. Periudha me e begate do jete java e trete.

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

Ky muaj nuk do jete tërësisht i qete për ju. Do kaloni moment te këndshme, por edhe momente te stuhishme te cilat nuk do dini si t’i menaxhoni. Nëse jeni ne një lidhje mos bëni gabim ta tradhtoni personin qe keni ne krah sepse do ishte fundi i gjithë historisë qe keni ndërtuar deri me tani. Nga ana tjetër do lëndoheni te dy palët. Beqaret duhet t’ia shprehin ndjenjat personit qe do pëlqejnë sepse po i lanë gjerat me kohen, kane për ta humbur shpejt atë. Shëndeti do lere për te dëshiruar sidomos tre javët e para. Shpesh do ndiheni pa fuqi dhe do keni dhimbje ne pjese te ndryshme te trupit. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate. Kërkoni ndihme sepse vete nuk do i stabilizoni dot. Ne pune do keni ide te mrekullueshme dhe do e arrini objektivin tuaj. Nëse ju behet ndonjë propozim për ndryshime pozicioni, mendojeni.

PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)

Ky muaj do jetë i tensionuar dhe me probleme për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur dhe here pas here do ju pushtoje pesimizmi. Beqaret do bëjnë te pamundurën për te mos qëndruar me vetëm. Do dalin me këdo qe do i kërkojë dhe do pranojnë te njihen sa me tepër me te. Gjendja shëndetësore do vije duke u stabilizuar pas javës se pare. Do e rfifitoni energjinë e humbur duke u ushqyer ne mënyrë te shëndetshme dhe duke u marre me aktivitet fizik. Financat do mbeten delikate për aq kohe sa ju te shpenzoni shuma marramendëse. Ne pune nuk do keni shume ngarkese kështu qe mund t’i merrni gjerat sa me shtruar. Ata qe punojnë ne institucione shtetërore do kenë një periudhe me te begate dhe plot përfitime.

AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)

Në këtë muaj Do jeni me te logjikshëm dhe me te matur me çdo gjë. Jeta ne çift nuk do jete shumë e mire ne fillim të muajit por duke filluar nga jave e dyte nuk do ja shprehni aspak ndjenjat partnerit dhe ai mund te mendoje gjera te gabuara. E mira është te flisni sa me pare dhe hapur me te. Beqaret do fiksohen pas një personi dhe edhe pse nuk do kenë guximin t’ia shprehin ndjenjat nuk do pranojnë propozimet nga te tjerët. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë probleme serioze. Do dini si te kujdeseni gjithmonë për veten tuaj. Financat do jene me te mira sepse kohet e fundit keni ditur t’i bëni me kujdes llogarite. Mund te kryeni edhe investime. ne pune tregohuni te arsyeshëm dhe për asnjë arsye mos kini besim te verbër tek koleget.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Pasi te kalojnë dhjete ditët e para jeta juaj do jete me e mire. Me partnerin do tregoheni te duruar dhe do ja shprehni akoma me tepër ndjenjat. Harmonia, komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojnë ne çdo çast. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do fillojnë romanca fantastike ne datën 8 ose 9. Gjithçka ka për te qene me ndryshe me pas. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Mundohuni te mos e teproni me lodhjen dhe te bëni kontrolle sa me shpejt qe te mundeni. Kështu do shmangni edhe te papriturat. Ne planin financiar do duhet pak kohe derisa gjendja te stabilizohet. Rëndësi ka qe gjate gjithë muajit nuk do keni vështirësi te mëdha. Ne pune do gaboni rende do u treguat te paduruar. Vetëm me qetësi dhe me plane arrihet me lehtësisht objektivi.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

Ky do të jëtë një muaj mjaft i qetë për ata që janë ne një lidhje. Do jeni të logjikshëm dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara me parë. Partneri gjithashtu do ju bëjë të ndiheni për mrekulli fale surprizave qe do përgatisë ne çdo moment. Beqarët do jene te shoqërueshëm dhe do e takojnë princin e tyre te kaltër me shpejt nga sa kishin menduar. Gjerat do marrin një tjetër drejtim pas javës se dyte. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk kane për te munguar. Konsumoni me tepër fruta e perime dhe shmangni gjerat pikante. Me financat do jeni goxha strikte. pa i bere mire llogarite nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Jeta profesionale ka për te qene e jashtëzakonshme dhe e mbushur me arritje. Disa mund te ndryshojnë edhe pozicionin për te kaluar diku ku do fitojnë me tepër.

UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)

Ky do jete një muaj pozitiv dhe i mbushur me momente te bukura. Mundohuni ta shfrytëzoni sa te mundni pranë personave te dashur. Ata qe janë ne një lidhje do jene me te përgjegjshëm dhe nuk do thonë gjera te pamenduara. Ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do kenë me tepër fat te gjejnë princin e kaltër gjate dy javëve te para, me pas rastet do jene me te pakta. Shëndeti nuk do jete i keq nëse nuk mbani dieta strikte dhe nëse kujdeseni si duhet. Për te ruajtur financat te qëndrueshme do iu lejohet te merrni edhe para hua ose te pranoni ndihmat e pakushtëzuara te familjareve. Ne pune do jeni me te qarte ne mendime dhe nuk do hidhni hapa te nxituara. Ne çdo debat me shefat do keni argumente te forta dhe do i bindni ata ne çdo moment.

PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)

Gjatë kësaj periudhe parashikohet të kaloni disa vështirësi te ndryshme te cilat do ju bëjnë me te fortë. Nëse jeni ne një lidhje ka mundësi qe javët e para te kaloni një krizë te vështirë. Po nuk u treguat te logjikshëm dhe po këmbëngulet gjithmonë për t’u bere çdo gjë qe doni do keni probleme serioze. Shëndeti here pas here do ketë probleme prandaj bëni kujdes me ushqimet dhe praktikoni ndonjë aktivitet fizik. Nga java e dytë e ne vijim situata do përmirësohet dalëngadalë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do kryeni shpenzime te pamenduara. Ne pune do jeni te vendosur te ndiqni rrugën e drejte për te arritur qëllimet tuaja.

Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu