Lista e blerjeve për të porsalindurin

/familja/lista-e-blerjeve-per-te-porsalindurin.la

Për shumë vite prindërit tanë e kishin të vështirë të blinin veshjet për të porsalindurit, pasi zgjedhja ishte e ngushtë dhe nuk kishte shumëllojshmëri.

Sot ne kemi mundësi për të zgjedhur çfarë të dëshirojmë, por zgjedhja nuk është e lehtë edhe për nga larmishmëria që ofrohet, por edhe përsa i përket çështjes financiare, pasi veshjet dhe aksesorët për fëmijë janë të shtrenjta. Prandaj, ne kemi pregatitur për ju një listë me gjërat më të domosdoshme që duhen për të sapo lindurin.

Çanta e lindjes

/familja/lista-e-blerjeve-per-te-porsalindurin.la

Në maternitet ju do të rrini me fëmijën disa ditë, në varësi të llojit dhe vështirësisë së lindjes, prandaj nuk duhet të harroni të pregatisni paraprakisht çantën e lindjes dhe të vendosni aty të gjitha gjërat e domosdoshme.

Kini parasysh që të interesoheni në maternitetin ku planifikoni të kryeni lindjen, pasi në vende të ndryshme ka rregulla të ndryshme, për të cilat ju duhet të informoheni e në bazë të së cilës të krijoni edhe listën përkatëse të gjërave që do tju duhet ti merrni me vete. Por në përgjithësi gjërat kryesore që ju nuk duhet të harroni janë:

  • Panolina për të porsalindurin
  • Veshje për të porsalindurin në varësi të stinës
  • Çorape dhe kapuç për beben
  • Sapun për larje
  • Peceta të lagura
  • Ndërresa për veten tuaj

Kini kujdes, edhe juve dhe fëmijës do tju duhen veshje të ndryshme për qëndrimin në spital dhe të ndryshme për daljen, ku jashtë mund tju presin të afërmit apo miqtë tuaj. Mos merrni shumë gjëra me vete, pasi nëse do të duhen gjëra të tjera ju mund ti blini edhe më vonë, ose dikush nga familja mund tua sjellë.

Dhoma e fëmijës
Para së gjithash, një fëmijë ka nevojë për një krevat, edhe pse shumica e foshnjave flenë fillimisht me mamanë. Por në çdo rast krevati është i nevojshëm. Është e dëshirueshme që krevati të ketë një anë që mund të hapet e mbyllet, në mënyrë që në raste të caktuara ju ta bashkoni me krevatin tuaj. Gjithashtu krevati preferohet të ketë edhe një kat për vendosjen e pelenave dhe ndërresave.

Për fëmijen gjithashtu juve do tju hynte shumë në punë një komodinë e veçantë e dedikuar për ndërrimin e fëmijës, me disa kate, ku mund të vendosni gjërat e nevojshme për ndërrim. Sot në dyqanet e fëmijëve, gjeni komodina apo krevate ndërrimi nga më të ndryshmet dhe sipas shijeve tuaja.

/familja/lista-e-blerjeve-per-te-porsalindurin.la

Veshjet dhe ndërresat
Rrobat për foshnjen ju takon juve ti zgjidhni. Por kini parasysh se do të merrni edhe shumë dhurata. Veshjet ju mund ti përzgjidhni në varësi të sezonit. Duhet të bëni kujdes që veshja të jetë praktike, të vishet dhe zhvishet lehtësisht.

/familja/lista-e-blerjeve-per-te-porsalindurin.la

Juve ju nevojiten fillimisht për foshnjen disa palë të brendshme, pantallona dhe bluza, çorape dhe kapuç. Mund të keni nevojë, në varësi të stinës edhe për xhup, kostum apo veshje të ngrohtë për mbulimin e fëmijës. Gjithashtu do tju duhen peshqirë, çarçafë e batanije.

Karroca
Një element shumë i rëndësishëm është edhe karroca, me anë të së cilës ju mund të dilni të shëtisni me fëmijën. Karrocat sot janë nga më të ndryshmet dhe ngjajnë me makinat për nga funksionaliteti i ndryshëm që kanë. Por nisuni nga mundësitë tuaja dhe zgjidhni atë që ju nevojitet për nga funksionaliteti dhe prakticiteti.

/familja/lista-e-blerjeve-per-te-porsalindurin.la

Një mjet i rëndësishëm është edhe çanta e nënës, që e merr me vete kur del me fëmijën.
Nëse lëvizni me makinë, atëherë mos harroni të blini kolltukun e bebes për makinë.

Higjena e fëmijës
Të domosdoshme për tu blerë janë edhe materialet e higjenës së foshnjes, si: shampo koke, shampo trupi, sapun etj. Gjithashtu juve do tju nevojiten edhe mjetet e kujdesit ndaj lëkurës së bebit, siç janë: kremrat e bebeve, pudrat, etj.

/familja/lista-e-blerjeve-per-te-porsalindurin.la

Ushqyerja me gji
Ajo që duhet ti kushtoni një rëndësi të vëçantë është ushqyerja me gji dhe çdo gjë që lidhet me të. Mundohuni që të paktën 6 muajtë e parë ta ushqeni fëmijën tuaj vetëm me gji. Në këtë rast mos harroni edhe aksesorët përkatës, si: shishe- biberonat për ushqyerjen e fëmijës, poma e gjirit, kremin për thithat e gjirit etj. Nëse ju nuk keni qumësht gjiri të mjaftueshëm, atëherë duhet të bleni edhe qumështin për fëmijën.

/familja/lista-e-blerjeve-per-te-porsalindurin.la

Ndihma e shpejtë

/familja/lista-e-blerjeve-per-te-porsalindurin.la

Është e domosdoshme që të keni patjetër në shtëpi një mini-farmaci me medikamentet dhe mjetet më të domosdoshme për rastet urgjente.
Pyesni mjekun tuaj dhe ai do tju orientojë se çfarë duhet të mbani në farmacinë tuaj në shtëpi apo makinë.