Fashion Group - Carpisa
Fashion & Stylish Lady - Fan Page

Modele flokësh në kushtet e shtëpisë

Modele flokësh në kushtet e shtëpisë

Flokë të lidhura topuz
(për të realizuar këtë model duhen 5 minuta)

Për të bërë këto modele flokësh ju duhen: krehër me dhëmbëza të vogla, karfica dhe një llastikë e hollë flokësh.

Fillimisht krehini dhe drejtojini mirë flokët duke përdorur furçën ose piastrën e flokëve. Kapini ato në rrënjë, rrotullojini në mënyrë spirale deri sa të formoni një topuz. Më pas topuzin e krijuar fiksojeni me ndihmën e llastikës dhe karficave. Në fund mos harroni të përdorni llakun.










Modele flokësh në kushtet e shtëpisë

Dallgë deti
(për të realizuar këtë model duhen 5 minuta)

Për këtë model do tju duhet tharëse flokësh dhe shkumë.
Pasi ti keni larë dhe flokët të jenë akoma të lagura, hidhni shkumë dhe masazhojini flokët me dorë me lëvizje nga lart poshtë. Pastaj uleni kokën dhe bëni të njëjtin veprim me flokët e derdhura deri sa te flokët të jetë aplikuar mjaftueshëm shkumë. Pastaj filloni ti thani flokët me tharëse duke masazhuar paralelisht flokët me duar.Këto lëvizje do tu japin flokëve onde dhe pamje të lagur, njësoj sikur sapo jeni kthyer nga plazhi, casual, e shpërqëndruar dhe seksi.



















Modele flokësh në kushtet e shtëpisë

Topuz i ulët formë trëndafili
(për të realizuar këtë model duhen 5 minuta)

Përtë bërë këtë model flokësh ju duhen: krehër me dhëmbëza të vogla, karfica dhe një llastikë e hollë flokësh.
Fillimisht krehini dhe drejtojini lehtë flokët duke përdorur furçën ose piastrën e flokëve dhe ndajini ato në dy pjesë. Me njërën pjesë të flokëve bëni një topuz dhe fiksojeni atë në pjesën e poshtme të kokës, ndërkohë qe pjesën tjetër të flokëve rrotullojeni rreth topuzit me drejtim nga e majta në të djathtë (apo anasjelltas, në varësi se në çfarë ane të kokës e krijuat topuzin). Fiksojeni topuzin me karfica. Në fund mos harroni të bëni fiksimin me llak.

Modele flokësh në kushtet e shtëpisë

Geisha
(për të realizuar këtë model duhen 5 minuta)

Për këtë model nevojiten karfica flokësh dhe shkopinjë japonezë.
Rrotullojni flokët duke formuar një topuz. Topuzi duhet të jetë pak i lirë dhe voluminoz. Me pas fiksojeni topuzin me karfica dhe pastaj vendosni me kujdes shkopinjtë në mënyrë të tillë që ata të kryqëzohe me njëri-tjetrin.






















Modele flokësh në kushtet e shtëpisë

Flokë të kapura lart
(për të realizuar këtë model duhen 5 minuta)

Për këtë model ju nevojiten një krehër dhe llak për flokët.
Krijoni volum te flokët duke përorur llakun dhe krehërin me dhëmbëza të holla duke marrë disa tufa flokësh. Më pas kapini flokët bisht dhe do të shikoni që pjesa e sipërme ka volum dhe fytyra juaj duket më e gjatë dhe elegante.














Modele flokësh në kushtet e shtëpisë

Bisht i tërhequr
(për të realizuar këtë model duhen 3 minuta)

Për këtë model ju nevojiten një krehër dhe disa llastika flokësh.
Fillimisht drejtojini flokët dhe pastaj kapni një bisht të fiksuar mirë në rrënjën e kokës. Lidheni bishtin me anë të një llastike. Pastaj merrni një llastikë apo kapëse të bukur përmes së cilës të mbulohet llastika e poshtme. Në fund fiksojeni modelin përmes llakut.








Modele flokësh në kushtet e shtëpisë

Onde ideale
(për të realizuar këtë model duhen 15 minuta)

Për këtë model ju nevojiten bikutina të mëdhaja, shkumë dhe llak.
Fillimisht aplikoni te flokët shkumën e flokëve. Ndajini flokët në katër pjesë dhe rrotullojiini flokët në bikutina sipas zonave: 1. Zona e ballit, 2 dhe 3 - zonat anësore, 4 - zona e qafës. Duke ndjekur këtë procedurë, pasi ti hiqni bikutinat do të shihni që keni onde të njëtrajtshmë në të gjithë flokët dhe në gjithë perimetrin e kokës.

Kini parasysh, në momentin e vënies së bikutinave, rrotullojini bikutinat dalëngadalë duke i tharë flokët me tharëse për rreth 7-10 minuta. Kur ti hiqni ato, rregulloni me duar ondet duke i fiksuar me një llak flokësh të fortë.

Modele flokësh në kushtet e shtëpisë

Hipi
(për të realizuar këtë model duhen 3 minuta)

Për këtë model ju nevojitet një rreth fokësh prej cope, lëkure ose llastike të lehtë si dhe shkumë për flokët.
Rregullojini fokët me shkumë në mënyrë qe të duken të shkujdesura. Sipër tyre në zonën e ballit vini rrethin e flokëve dhe modeli juaj është gati.























© Copyright Lady Albania 2012 - 2015 Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Kopjimi apo ripublikimi i pa autorizuar i materialeve nga ladyalbania.al është i ndaluar.
Created by E-Key Studio