-->

Multi-masking, një metodë shumë efikase për kujdesjen ndaj fytyrës

Multi-masking, një metodë shumë efikase për kujdesjen ndaj fytyrës - Revista Lady Albania

Dy vitet e fundit është bërë shumë popullore aplikimi i multimasking, që nënkupton aplikimin në të njëjtën kohë të disa maskave të ndryshme për zona të ndryshme të fytyrës.

Kjo metodë është shumë efikase për kujdesin ndaj fytyrës, pasi çdo zonë e lëkurës trajtohet me maskën përkatëse sipas problematikave dhe veçorive të saj. Ndryshe është aplikimi i maskave të ndryshme në të gjithë fytyrën, ku vendoset njëherë një maskë e më pas tjetra e kështu me rradhë, duke humbur shumë kohë por edhe nga ana tjetër duke vendosur në një zonë të fytyrës një maskë e cila mund të mos i bëjë mirë.

Edhe ju vet në shtëpi mund ta aplikoni multi-masking. Mjafton të dini mirë veçoritë e lekurës së fytyrës tuaj dhe të përdorni maska të ndryshme në zona të ndryshme.

Për shembull për zonën rreth syve,e cila është shumë delikate dhe kërkon hidratim të thellë dhe lifting, ju mund të aplikoni maska të thella hidratuese. Të njëjtat maska ju mund ti aplikoni edhe për zonën e faqeve, ballit apo zonën e qafës, nëse keni lëkurë të thatë dhe me tendeca për rrudha, të tilla si:

Maskë me kastravec dhe limon për rrathët e syve
Maskë antirrudhë me verë të kuqe
Maskë me banane kundër rrudhave
Maskë ushqyese dhe anti rrudhë me limon dhe mjaltë
Maskë kundër rrudhave me kastravec dhe mente
Maskë natyrale për hidratimin e fytyrës e thatë
Maskë me qumësht për një fytyrë të butë dhe të rigjeneruar
Maskë me kafe, kakao dhe mjaltë për një hidratim ideal të fytyrës
Maskë me avokado dhe mjaltë për hidratimin e lëkurës së thatë

Për zonën T (zona e hundës dhe ballit), dhe zonën e mjekrës, të cilat kanë prirje të yndyrosen dhe kërkon pastrim të thellë dhe hidratim, ju mund ta aplikoni maska të tilla si:

Maskë me argjile dhe lëng portokalli për lëkurë të yndyrshme
Makë pastruese me kos, aloe vera dhe lëng portokalli
Maskë pastruese për fytyrat e yndyrshme me kos, limon dhe miell misri
Maskë me portokalll anti yndyrës

Për zonën me tendenca për akne (faqet, mjekra), të cilat kërkojnë pastrim të thellë dhe njëkohësisht edhe hidratim, ju mund të aplikoni maska të tilla si:

Maskë me pjeshkë dhe yogurt kundër akneve në fytyrë
Maskë kundër akneve dhe pikave të zeza me mjaltë, limon dhe sodë buke
Maskë me bajame, qumësht dhe tërshërë për pastrim dhe hidratim të thellë
Maskë me mjaltë dhe kanellë kundër akneve

Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Fashion Group Albania - ULJET E VERES 21 Korrik 2017 Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017