Fashion Group - Carpisa
Fashion & Stylish Lady - Fan Page

7 mënyra si ta zbusim zbokthin në kushtet e shtëpisë

7 mënyra si ta zbusim zbokthin në kushtet e shtëpisë

Specialistët këshillojnë për të gjithë njerëzit që kanë probleme me zbokthin që të kenë shumë kujdes në mënyrën e larjes së flokëve. Kështu, atyre u rekomandohet që të mos e hedhin shampon direkt tek flokët, këshillohet që më parë ta hidhni në pëllëmbën e dorës, pasi kështu nuk acarohet tabani i flokëve. Gjithashtu, është shumë e domosdoshme të mos përdoren për flokët solucione që përmbajnë alkol pasi ai than lëkurën.

Ndërkaq, duhet t’i shmangeni stresit dhe të bëni gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin. Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla mund të përdoret në mënyrë të rregullt një shampo e zakonshme kundra tij në çdo larje të kokës. Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin kërpudhat.

Këshillat e mëposhtme në kushtet e shtëpisë mund t’ju vijnë shumë në ndihmë për parandalimin dhe trajtimin e zbokthit.

1.  Zgjidhja e parë për zbokthin është Aloe Vera.
Fërkojeni xhelin e Aloe Verës në kokën tuaj, lëreni për 10 minuta dhe lajini flokët tuaj me një shampo të lehtë. Bëjeni këtë në mënyrë të rregullt.

2. Në mënyrë që të trajtoni zbokthin, përdorni limonin, pasi ju ndihmon të kthejë balancën e pH në lëkurën e kokës. Përzieni 15 ml vaj arra kokosi me disa pika limoni, dhe masazhojeni në flokë. Lëreni në flokë gjatë gjithë natës dhe shpërlajini ditën e nesërme. Kjo maskë zvogëlon sasinë e zbokthit në kokë.

3. Një trajtim tjetër i efektshëm kundra zbokthit është dhe përzierja e një luge çaji lëng limoni me 2 lugë çaji uthull. Përzierja duhet masazhuar në kokë dhe më pas të shpëlahet. Zbokthi është një problem i madh për shumë njerëz. Ai jo vetëm që dëmton flokët, por është dhe një dukuri e shëmtuar nga ana estetike.

4. Një tjetër recetë është dhe vaji i eukaliptit. Përzieni disa pika me vaj me 20 ml vaj arrë kokosi dhe masazhojeni në kokë.Bëjeni këtë 2 herë në javë për disa javë.

5. Aspirina është mjaft e efektshme për eliminimin e zbokthit. Shtypni dy tableta dhe përziejini me shampon. Lëreni këtë përbërje në kokë për disa minuta e më pas shpërlajeni atë.

6. Kënaja është një prej zgjidhjeve më të mira dhe për rënien e flokut dhe për zbokthin. Ndihmon në rifitimin e shëndetit të flokut tuaj. Pluhuri i kënasë i përzierë me përbërës tjerë është mjaft i efektshëm në trajtimin e zbokthit.

7. Një mënyrë tjetër për të kuruar zbokthin në shtëpi është dhe maska e flokëve me ullinj. Përzieni vaj ulliri me vaj bajame. Fërkojeni përzierjen në kokë dhe lëreni të veprojë për disa minuta, e më pas shpëlajeni atë.

Burimi: Shendet plus

© Copyright Lady Albania 2012 - 2015 Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Kopjimi apo ripublikimi i pa autorizuar i materialeve nga ladyalbania.al është i ndaluar.
Created by E-Key Studio