-->

Çfarë është kirurgjia vaginale dhe si ndikon ajo në përmirësimin e marrdhënieve seksuale

Çfarë është kirurgjia vaginale dhe si ndikon ajo në përmirësimin e marrdhënieve seksuale

Intervistë me Prof. Dr. Atilla Arinci

Kirurgjia vaginale apo siç quhet ndryshe Labioplastika është një procedurë kirurgjikale për ndryshime estetike në buzët e organit gjenital të femrës. Kjo proçedurë ka shumë kohë që përdoret jashtë vendit por në Shqipëri po bëhet e njohur vetëm vitet e fundit. Ekskluzivisht për Revistën Lady Albania,  PROF. DR. ATILLA ARINCI, kirurg i njohur plastik në Spitalin Acibadem,  do të na flasë për këtë risi mjekësore.

Çfarë është kirurgjia vaginale dhe si ndikon ajo në përmirësimin e marrdhënieve seksuale

Lady Albania: Prof. Arinci, cilat janë rastet kur këshillohet ndërhyja estetike vaginale
Ka raste kur pamja e jashtme e buzëve të vaginës nuk është e këndshme dhe kjo bën që gratë mos të ndihen mirë me veten e tyre. Por ka edhe raste kur një formë jo e përshtatshme e buzëve të jashtme apo të brendshme të vaginës mund ti shkaktojë femrës dhimbje fizike, sidomos gjatë akteve seksuale. Gjithashtu shumë femra pas shtatzanisë fillojnë të interesohen për kirurgjinë në pjesët intime pasi gjatë lindjes mund të jënë dëmtuar nga ana estetike.

Gjithashtu ka edhe raste kur në pjesën intime ka njolla apo djegie dhe ndërhyrja estetike i bën femrat të duken bukur dhe të fitojnë besimin në vetvete e të jene ë konfidente me partnerin e tyre.

Lady Albania: A janë të shumta rastet e aplikimit të kësaj kirurgjie në vendin tonë dhe deri tani cila kategori personash është drejtuar kryesisht për këtë procedurë?
Ka vite që unë e aplikoj këtë ndërhyrje estetike në Turqi, në vendin ku unë punoj rregullisht por edhe në Shqipëri ka pasur mjaft interesime. Interesin më të madh për momentin e kanë pasur VIP-at por kemi pasur edhe raste të tjera nga njerëz të zakonshëm që e kanë kryer këtë procedurë.

Lady Albania: Çfarë ndikimi ka kirurgjia vaginale në marrdhëniet seksuale dhe ndjeshmërinë dhe eksperiencën seksuale midis partnerëve?  
Rastet kanë treguar se femrat që e kanë bërë këtë ndërhyrje kanë ndjerë një përmirësim të dukshëm në marrdhëniet e tyre seksuale me partnerin. Së pari, pasi ana estetike i bën ato të ndihen më mirë dhe së dyti korrektimet e kryera në zonën intime të buzëve bën që si femra ashtu edhe mashkulli të ndiejnë më tepër kënaqsi gjatë akteve seksuale.

Lady Albania: A ka raste komplikacionesh apo efekte anësore pas ndërhyrjes së kirurgjisë vaginale?
Nuk ka efekte serioze anësore pas ndërhyrjes me kirurgjinë vaginale. Mund të ketë raste me kompliacione të papërfillshme, të cilat rregullohen lehtësisht. Pas kirurgjisë vaginale, femra do të ndiqet hap pas hapi derisa të bindemi plotësisht se çdo gjë  ka shkuar më së miri.

Lady Albania: Cilat janë rastet kur kirurgjia vaginale nuk këshillohet?
Nuk ekziston ndonjë kufizim për këtë lloj operacioni. Por gjithsesi, para ndërhyrjes, e cila bëhet me anestezi të përgjithshme, pacientit i kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të parë gjendjen e tij shëndetësore në tërësi. E rëndësishme është gjithashtu që pacienti duhet të jetë i pregatitur psikologjikisht për ndërhyrjen, prandaj spitali mundëson një vizitë paraprake me psikologun para operacionit.

Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017

Çfarë ndodhi në eventin më "Italian Style" të kryeqytetit?

Tashmë qe është sezoni i verës të gjithë e kanë mendjen veçse te udhëtimet dhe sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve në kalendar deri sa të afrojnë të shumëpriturat pushime në destinacionet që në duam më shumë...

Shpërndaj
Lamarket.al Right Banner 1 - Cante florale - Prill 2017
Lamarket.al Right Banner 2 - Pjaster profesionale me avull Gemei - Prill 2017
Lexoni gjithashtu